×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA dërgohet rezolutë që dënon gjenocidin në Srebrenicë

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Eddie Bernice Johnson, i dërgoi një rezolutë kësaj dhome, e cila e dënon gjenocidin dhe krimet e tjera kundër boshnjakëve, të kryera nga forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjës, në korrik të vitit 1995.

    Rezoluta që u dërgua në Komitetin për Forca të Armatosura u mbështet edhe nga dy kolegët e saj demokratë, Eliot Engel dhe James McGovern.

    Në rezolutë thuhet se, nisur nga prilli i vitit 1992, forcat serbe të Bosnjës, të mbështetura nga forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe, kanë kryer agresion dhe spastrim etnik.

    Sipas rezolutës, marrja e kontrollit të territorit përreth Srebrenicës ka rezultuar me një fluks masiv të boshnjakëve që kanë kërkuar mbrojtje brenda dhe përreth Srebrenicës, të cilën Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka shpallur “zonë të mbrojtur” me rezolutën 819, në prill të vitit 1993.

    “Forcat serbe të Bosnjës kanë dëbuar gra, fëmijë dhe të moshuar me autobusë, por kanë mbajtur më shumë se 8,000 burra dhe djem, kryesisht boshnjakë, në kampe përqendrimi nën kontrollin e tyre, dhe pastaj i kanë ekzekutuar të burgosurit dhe i kanë varrosur në varreza masive”, thuhet në rezolutë.

    Aty po ashtu theksohet se Sllobodan Millosheviq dhe Qeveria e atëhershme e Jugosllavisë e kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë spastrimin etnik, që ka çuar në mbi dy milionë njerëz të zhvendosur, mbi 100,000 të vrarë, dhjetëra-mijëra të dhunuar, torturuar dhe abuzuar.

    “Disa zyrtarë të Serbisë dhe të serbëve të Bosnjës, përfshirë anëtarin aktual të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, në mënyrë të rreme e etiketojnë gjenocidin në Srebrenicë si ‘mit të fabrikuar dhe si mashtrimin më të madh të shekullit 20’”, thuhet mes tjerash në rezolutë.

    Në fund të saj dënohet gjenocidi i kryer nga forcat serbe në Bosnje dhe dënohen deklaratat, aktet dhe politikat që e vënë në dyshim gjenocidin, ndërsa SHBA-së i bëhet thirrje që të ndjekë politikën, e cila mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës dhe u bën thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të ndalojnë përdorimin e retorikës së ndarjes, për të arritur qëllime afatshkurtra.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

    Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-udhëheqësin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

    Më 11 korrik, Srebrenica shënoi 25-vjetorin e masakrës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.