×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Në dekadën e tretë pa liberalizim të vizave me BE-në

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    As për ditë e as për javë.

    Hashim Thaçi, më 2016, si President preferonte të fliste për “dakikat” e fundit lidhur me ndodhjen e liberalizimit të vizave.

    “Procesi për liberalizimin e vizave më nuk është duke i numëruar javët apo ditët, por tani është duke i numëruar orët”,kishte thënë ai para mediave.


    Dy vjet më vonë, më 2018, Ramush Haradinaj, në rolin e kryeministrit, i ra edhe më trup.

    “Liberalizimi ka ndodh pardje”, thoshte atë kohë Haradinaj.

    Por në Bashkimin Evropian po presin më pak llafe si këto e më shumë punë në përmbushjen e standardeve që janë vënë si kusht për procesin në fjalë.

    Këta ia konfirmoi portalit një burim diplomatik brenda Unionit, i cili tha se Franca dhe Holanda janë dy nga nga një numër shtetesh anëtare që mendojnë kështu.

    Por cilat janë realisht ato?

    “Vazhdon të jetë mungesa e stabilitetit politik dhe në mënyrë të veçantë fuqizimi i sundimit të ligjit, që sipas këtyre dy vendeve do ta vulosnin një proces pozitiv”, u shpreh për Front Online njohësi i integrimeve, Emrush Ujkani.

    Dy prej fuqive më të mëdha të Unionit nuk janë bindur as pas rekomandimit pozitiv të Parlamentit dhe Komisionit Evropian që kosovarët të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

    Njohësi i Integrimeve Evropiane, Emrush Ujkani, vlerëson se kjo është e padrejtë.

    “Edhe pse kemi pasur probleme të brendshme politike dhe vazhdojmë të kemi edhe më tutje, një pjesë të madhe të saj, Kosova, bukur mirë i ka plotësuar kriteret”, tha ai për Front Online.

    Kosova, kësisoji, po hyn në dekadën e tretë pa liberalizim të vizave.
    Madje edhe Gjermania, që është vendi më i fuqishëm në Evropë dhe që mbështet liberalizimin, nuk mori asnjë hapë që ta shtyjë përpara këtë çështje gjatë presidencës së saj 6 mujore në bllok e cila përfundon në fund të dhjetorit.

     

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është zhdukur në Gjakovë. Policia njofton se një grua ka njoftuar që djali i saj është larguar nga shtëpia më...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik ka rikujtuar sulmin në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001, i...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se në Petrovë të Shtimes një person posedon armë zjarri. I dyshuari, G.H i moshës 32 vjecare, e ka...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Dëshmitarja Violetë Pllana, e cila punon në Doganën e Kosovës, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Mustafe Vitija, Mexhid...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e pati një tronditje të madhe para dy ditësh. Federata e Futbollit njoftoi se, në koordinim me trajnerin Franco...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi. Policia në raport bën të ditur se më pas...
    Opinione10 Shtator 2024
    Në fushatën e saj për të ushtruar dominimin serb në Ballkanin Perëndimor, qeveria Vuçiq po bllokon përparimin e rajonit drejt anëtarësimit në...
    Lifestyle10 Shtator 2024
    Një hamburger me një lëng mund të jetë joshëse për një drekë të shpejtë ose një darkë të rastësishme dhe ju mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.