×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndodh edhe kjo – vrau komshiun për një pelë!

    FrontOnline
    19 Qershor 2020

    Arrest me burg ishte masa e sigurisë që gjykata e Gjirokastrës dha për 67-vjeçarin që të mërkurën vrau me sende të forta një bashkëfshatar pas një konflikti.

    Janaq Koleta shfaqi pendesë, ndërsa theksoi se ngjarja ishte aksidentale.Gjykata e Gjirokastrës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Janaq Koletën, i cili akuzohet se vrau me sende të forta bashkëfshatarin Andrea Xhavara në fshatin Labovë.Para togave të zeza, 67-vjeçari shprehu pendesë për krimin, duke thënë se nuk donte ta vriste fqinjin, por ngjarja ishte aksidentale.

    Në seancën me dyer të mbyllura në Gjykatën e Gjirokastrës, 67- vjeçari dhe avokati i tij kërkuan një masë të lehtë sigurie.

    Por gjyqatrja Blerta Çibuku vendosi ta lërë në burg deri në fund të hetimit, duke pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes.Ngjarja e rëndë ndodhi në Labovë të Zhabës mbrëmjen e së mërkurës.

    67-vjeçari Koleta pretendon se kishte shkuar tek bashkëfshatari për ti kërkuar llogari për një pele të humbur.Por në debat e sipër e goditi, ndërsa 60-vjeçari u rrëzua dhe goditi kokën.Por sipas familjarëve të viktimës, Koleta ka qene gjithmonë problematik në fshat, ndërsa konfliktet e dy burrave kanë qenë të vazhdueshme për çështje të kullotave për bagëtitë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Gjatë fazës përmbyllëse të gërmimeve arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, janë identifikuar mbetjet skeletore të një mashkulli të ri, të pozicionuar brenda...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Greqia regjistroi dje temperatura që u rritën përtej 41°C në disa rajone dhe lokalisht mbi 42°C-43°C. Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë në Rubikon....
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, i është drejtuar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, përmes një mesazhi të shkruar...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Lutfi Hazi, ka bërë me dije se partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë po sillen...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosdovës ka thënë se...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorët e vendeve të huaja kanë marrë pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila dështoi të prodhonte rezultat edhe këtë herë....
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, pas dështimit të seancës së 52-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, deklaroi shkurt se...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.