Një aksident ka ndodhur në Prishtinë në mes të një veture dhe një motoçiklete.
Lajmin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
Krasniqi thotë se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Ka ndodhur një aksident ku është e përfshirë edhe një motoçikletë, fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar Krasniqi.