Ndërtimi i dy stacioneve të autobusë Prishtinë-Fushë Kosovë e ka dëmtuar shtegun e biçikletave në këtë pjesë.
Kështu kanë bërë të ditur nga faqja “Marakli t’Biciklave”, që sot kanë dalë për monitorim në këtë pjesë së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës.
Ky monitorim, sipas tyre erdhi pas ankesave nga ana e çiklistëve që e shfrytëzojnë atë rrugë.