Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Kristë Krasniqi, nga fshati Nepole në Pejë.
Krasniqi, ishte pjesëtar i Brigadës 135 Agim Zeneli në Zonën Operative të Dukagjinit, pjesëtar i TMK-së dhe aktivist i dalluar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur OVL e UÇK-së në Pejë.
“Dje me 3 prill 2021, ka ndërruar jetë luftëtari i lirisë Kristë (Bardhec) Krasniqi nga fshati Nepole. Ai ishte pjesëtar i Brigadës 135 Agim Zeneli në Zonën Operative të Dukagjinit, pjesëtar i TMK-së dhe aktivist i dalluar në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë. Varrimi i të ndjerit bëhet sot, e diele 4 prill 2021, ora 16:00 në Varrezat e fshatit Nepole të Pejës. OVL UÇK Pejë”, thuhet në njoftim.