×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërpriten përsëri punimet në ujësjellësin e fshatrave të Kamenicës

    FrontOnline
    15 Shtator 2020

    Tash e sa vite, banorët e gjashtë fshatrave të Kamenicës janë në pritje që të furnizohen me ujë në ujësjellës. Ndonëse punimet për të finalizuar këtë projekt kishin nisur në filim të muajit gusht, ato janë ndërprerë përsëri. Detaje rreth arsyes së ndërprerjes së punimeve kanë dhënë nga komuna.

    Punimet në ujësjellësin e fshatrave të Kamenicës janë pezulluar përkohësisht.

    Zëdhënësja e komunës, Margarita Rashiti i ka thënë Gazetës Express se arsyeja e ndërprerjes së punimeve janë disa pengesa që janë hasur në infrastrukturën nëntokësore.

    “Punimet kanë nisur në javën e dytë të muajit gusht, e gjithë kjo pasi që CDI-ja zvicerane e kishte të pamundur furnizimin e me gypa të ujësjellësit nga shtetet fqinje. Një pjesë është rregulluar por momentalisht punimet janë pezulluar përkohësisht për shkak të disa pengesave në infrastrukturë nëntokësore, sepse kemi hasur në disa kabllo të energjisë elektrike të tensionit të lartë, kabllo të postës dhe kanalizimit fekal”, ka thënë Rashiti.

    Rashiti thotë se po angazhohen që të gjejnë zgjidhje për këto pengesa sa më shpejt dhe se në momentin që do të bëhet sanimi i tyre, do të nis edhe faza e fundit e projektit.

    “Bashkë me akterët tjerë të përfshirë në këtë projekt, po angazhohemi që sa më parë të gjejmë një zgjidhje për këto pengesa të cilat shpresojmë t’i rregullojmë sa më parë. Në momentin që bëhet sanimi i infrastrukturës nëntokësore, bëhet vendosja e trafos, stacionit të pompimit dhe rezervuarit, nis edhe faza e fundit e projektit. Pra, kyqja e shtëpive individuale në rrjetin e ujësjellësit në mënyrë që furnizimi me ujë të filloj për gjashtë fshatra të Komunës së Kamenicës”, ka deklaruar ajo.

    E nëse nuk paraqitet ndonjë problem tjetër gjatë punimeve, këto fshatra do të kyqen në ujësjellës deri në fund të këtij viti.

    “Finalizimi i këtij projekti tejet të rëndësishëm për banorët e fshatrave Muçiverc, Shipashnicë e Poshtme, Dajkoc, Roganë, Novosellë e Hodonoc, pritet të përfundoj në fund të këtij viti nëse nuk paraqitet ndonjë problem tjetër gjatë impementimit të tij”, thuhet në përgjigjet e Rashitit.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje kreut të shtetit të Antigua dhe Barbuda, Sir...
    Lajme01 Qershor 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik dhe të gjithë konsumatorët se ka filluar me sukses zbatimin e vendimit për...
    Lajme01 Qershor 2025
    Ish-kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se pushteti aktual është “përfituesi i heshtur” i ngërçit politik. Ai ka shkruar...
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kujtuar Xhevën, heroinën e lindur në Ditën e Fëmijëve. Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci tha...
    Kronika01 Qershor 2025
    Një grua rreth 24-vjeçare ka vdekur në QKUK si pasojë e një aksidenti. Rastin e konfirmoi drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser...
    Kronika01 Qershor 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona, njëri prej tyre zyrtar policor, nën dyshimin se kanë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.