×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ndërmarrjet në 2019 më së shumti investuan në ndërtimin e ndërtesave me 55.7%

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2020

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e statistikave të investimeve në ndërmarrje, për vitin 2019, ku sipas rezultateve, investimet në ndërtim (ndërtesa dhe struktura të tjera ndërtimore) zënë peshën kryesore me 55.7% të investimeve, në kuadrin e investimeve totale të ndërmarrjeve të përfshira në anketë.

    Investimet e tjera, që zënë një peshë të konsiderueshme, janë ato në makineri dhe pajisje me 36.4%. Ndërsa, investimet në produktet e pronësisë intelektuale përbëjnë 1.5%; investimet biologjike të kultivuara dhe serat në bujqësi me 0.3%; si dhe investimet në asete të prekshme (jo të prodhuara) me 5.9%.

    ASK-ja thotë se në vitin 2020 ka zhvilluar anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, që kanë deklaruar blerje investive në shumë vjetore mbi 50 mijë euro.

    “Sipas madhësisë se ndërmarrjeve: 22.8% e investimeve, janë realizuar nga ndërmarrjet mikro (1-9 punëtorë); 38.03% në ndërmarrjet e vogla (10-49 punëtorë); 20.7% në ndërmarrjet e mesme (50-249 punëtorë); dhe 18.4% në ndërmarrjet e mëdha (250 e mbi punëtorë). Sipas rezultateve, ndërmarrjet në: Rajonin e Prishtinës kanë realizuar përqindjen më të lartë të investimeve (48.8 %); Rajonin e Prizrenit (12.3%); Rajonin e Ferizajt (10.8%); Rajonin e Pejës (9.04%); Rajonin e Mitrovicës (7.3%); Rajonin e Gjilanit (7.2%); dhe Rajonin e Gjakovës (4.2%)”, thuhet në njoftim.

    Sipas burimit të fondeve për investime, rezultatet tregojnë se: 59.1% të vlerës së investimeve, ndërmarrjet i kanë realizuar nga fondet e veta; 32.02% nga kreditë bankare vendore; 3.8 % nga bashkë-investitorët vendorë; 1.7% nga bashkë-investitorët e jashtëm; dhe 3.2% nga forma të tjera.

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga sot ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti. Fushata do të zgjasë për një...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve si agjencion kyç për sigurinë publike në...
    Lajme11 Janar 2025
    Moti për sot parashikohet të jetë i vranët, me reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3°C deri -1°C, ndërsa maksimalet...
    Lajme11 Janar 2025
    Kosova edhe zyrtarisht ka hyrë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet, të cilat do të mbahen me 9 shkurt 2025. Partitë politike tashmë...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Verma përmes...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.