×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ndërmarrja “Trepça” mbetet pa Bord: Të përkoshmit i kalon mandati e i riu ende nuk është zgjedhur

    FrontOnline
    24 Nëntor 2021

    Njëra nga ndërmarrjet publike më të njohura dhe më të rëndësishme në Kosovë “Trepça” ka mbetur pa Bord Mbikqyrës.

    Kjo për shkak se Bordit të Përkohshëm i ka skaduar mandati të shtunën, më datë 21 nëntor 2021 pasi ka mbushur 6 muaj nga emërimi nga Qeveria e Kosovës, e cila kishte caktuar këtë bord më 21 maj të po këtij viti me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Atë kohë qeveria e Kosovës kishte emëruar si kryetar të Bordit të Përkohshëm, Bahri Hysenin, kurse anëtarë Hekuran Nikqi, Shyqri Kelmendi, Alban Krasniqi dhe Shyqri Sadiku.

    Qeveria e Kosovës është në proces të zgjedhjes së Bordit të ri Mbikqyrës duke përzgjedhur anëtarët e ngushtë për intevistim me gojë.

    Kjo është lista e ngushtë e të përzgjedhurve për intervistim me gojë: Selim Lulaj, Goran Laziç, Adem Zogjani, Shaqir Rexhepi, Avdyl Hasani, Muharrem Peci, Fatos Krasniqi, Fadil Begu, Xhevdet Tahiri, Kimete Gashi, Nezir Rama, Muharrem Mustafa, Hasan Fejzullahu, Shyqyri Sadiku, Bahri Hyseni, Fatmir Gërguri, Betim Elezaj, Ibrahim Krasniqi, Muhamet Sadiku, Esat Peci, Bujar Bilalli, Lulzim Rexhepaj, Safet Sadiku dhe Gëzim Kastrati.

    Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka marrë pjesë në rihapjen e terminalit doganor në hapësirat e ndërmarrjes Trepça.

    “Shtatë vjet më vonë ne po e bëjmë këtë hapje të Terminalit Doganor, po e rikthejmë në ‘Trepçë’ atë që gjithmonë i ka takuar dhe po korrigjojmë një dëm që i është bërë. Në atë kohë 24 punëtorë kanë punuar në Terminalin Doganor të ‘Trepçës’ dhe kishin mbetur pa punë atëherë kur e kishin nxjerrë jashtë kësaj hapësire Terminalin Doganor”, kishte thënë Kurti./Veriu.info/

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. "U lirova, pas dy oresh...
    Lajme15 Janar 2025
    Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në...
    Lajme15 Janar 2025
    Meteorologu Mendim Rugova ka ofruar parashikimin e motit për ditët në vazhdim, duke thënë se do të mbeten kushte të motit të...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në një tubim masiv në Grabanicë të Klinës, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi programin e koalicionit për “Kosovën Fituese”, duke premtuar...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica në tubimin elektoral të kësaj partie në Viti është takuar me kandidatit për...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se ishte një "pasdite shumë e mirë" pasi ai zyrtarisht njoftoi marrëveshjen midis Izraelit...
    Vip15 Janar 2025
    Është zhvilluar edhe loja e fundit mes dy kundërshtarëve, Vullnet-Gresa në sfidën nga “Retro House”. Në këtë sfidë, fitues ishte Vullneti me...
    Vip15 Janar 2025
    Banorët kanë diskutuar se për çfarë ndihen krenarë për veten ata. Ndërkohë që po qëndronin në dhomën e ndejës, Gresa i pyeti...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar qytetarë të Vitisë në një tubim elektoral. Hamza ka premtuar ta lidhë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.