×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ndërkombëtarët s’thonë asnjë fjalë për racizmin e Daçiqit dhe Vulinit

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Asnjë reagim nga shtetet e Quintit nuk ka ndodhur pas deklaratës së kryediplomatit serb, Ivica Daciq për fshehjen e varreve masive të shqiptarëve në Serbi dhe të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, që në deklaratë zyrtare i quan shqiptarët “siptarima”.

    Ivica Daciq, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme në Serbi, u nervozua në një emision televiziv me serbët, që, sipas tij, po tregojnë se ku janë varret masive të shqiptarëve në Serbi.

    Me këtë, zyrtari i lartë i Serbisë tregonte haptas se varret ekzistojnë dhe halli i tij është të mos zbulohen, shkruan Gazeta Express.

    Deklarata ““çfarë të bëhet me serbët që u tregojnë shqiptarëve se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, që do të mund të bënte problem për drejtësinë, nuk ka marrë madje asnjë reagim politik nga ndërkombëtarët.

    Asnjë zyrtar i Bashkimit Evropian dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga e premtja, nuk i ka reaguar Daciqit.

    Në periudhë të afërt, edhe kolegu i Daciqit, ministri i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, rifreskoi casjen raciste të qeverisë serbe.

    Në një komunikatë zyrtare të lëshuar nga ministria e Mbrojtjes, shqiptarëve u referoheshin me termin fyes “siptarima”.

    Këtë e ka bërë gjatë komentimit të takimit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë, të premten në Tiranë.

    ““Me deklaratën se porti i Durrësit do të bëhet i Kosovës, Edi Rama ka vazhduar punën për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Si çdo herë deri më tash, Bashkim Evropian po hesht dhe nuk do të ndërmarrë asgjë. Shqiptarët mund të bashkohen dhe të rrëmbejnë toka të huaja, kurse serbët nuk mund të bashkohen as në tokat e tyre. Kështu po vazhdohet gënjeshtra se ‘Shqipëria e Madhe’ është gjë natyrale, kurse bashkimi i serbëve në një shtet shihet si rrezik për paqen”, ka deklaruar ministri serb”

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, u ka nisur letër ambasadorëve të shteteve të Quint-it, pra Gjermanisë, Italisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Duke kujtuar krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve gjatë luftës, Haradinaj –Stublla ka kërkuar nga ata që dënojnë deklaratat e ministrave serbë.

    “Kërcënimet publike nga Ivica Daçiq, ndaj serbëve të cilët tregojnë vendet ku fshihen trupat e viktimave shqiptare të Kosovës, ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe atyre që ende rezultojnë të zhdukur 21 vjet pas luftës. Për më tepër, thirrja ksenofobe e Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve – në deklaratën e djeshme zyrtare për shtyp – meriton dënimin tuaj të fuqishëm ndaj akteve të turpshme dhe shoviniste të qeverisë së Serbisë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në letër.

    Ka reaguar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, e ajo ka pasur një polemikë me Marko Gjuriqin, drejtor i zyrës së ashtuaquajtur për Kosovën, në kuadër të Qeverisë së Serbisë.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka pyetur në Twitter Presidentin serb, Aleksander Vuciq, nëse gjuha raciste e Vulinit ishte përdorur njëmend në komunikatë zyrtare të shtetit.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Zyrtarët në Tel Aviv kanë konfirmuar se së paku 3 persona Izraelit janë vrarë gjatë një sulmi që ndodhi në kalimin kufitar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste do të marrë një numër të lartë të karrigave të deputëve në...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Edon Zhegrova, Arijanet Muriq dhe Florent Muslija, janë larguar nga grumbullimi i Kosovës. Sipas tyre,...
    Sport08 Shtator 2024
    Kreu i tifozëve të Kombëtares sonë, ‘Dardanëve’ Lulzim Berisha përmes një shkrimi në rrjetet sociale, ka kërkuar angazhim maksimal të futbollistëve tonë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shumë qytetarë angazhohen vullnetarisht për ta avancuar shoqërinë. Në një postim në Facebook, ai ka ftuar...
    Lajme08 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 791 gjoba trafiku këto 24 orë të fundit. Sipas të dhënëve të policisë, po...
    Lajme08 Shtator 2024
    Disa fshatra të Vushtrrisë janë pa ujë të pijshëm si pasojë e dëmtimit të gypit nga kompania që po kryen punimet në...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë të ditur se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.