×
  • Opinione
  • Opinione

    NATO gabim? – kërkesa reale e trupit diplomatik në Kosovë!

    Drizan Shala
    14 Gusht 2024

    Shkruan Drizan Shala:

    “Problemi është dokumentimi dhe legjitimiteti i një dokumenti” që ka mundësuar :
    a. Çlirimin e vendit,
    b. Shpalljen e pavarësisë së vendit,
    c. Garantimin e sovranitetit të vendit,
    d. Avancimin e strukturave tona të sigurisë në nivelin e dëshiruar dhe të pretenduar që duhet të jemi ( NATO, etj.),
    e. Krijimin e mundësisë së një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së shtetit më të ri në Evropë – Shtetit të Pavarur dhe Sovran Republikën e Kosovës.
    Pra duhet një analizë pa emocione bazuar në dokumentet zyrtare me të cilat vepron KFOR-i në Kosovë dhe që gjindet në web faqen zyrtare të Allied Joint Force Command Naples-NATO.
    Një pyetje para se të argumentojmë, ajo që shkruhet dhe ajo që thuhet kanë një ndryshim të madh në terren.
    Ne e kuptojmë tendencën, por gjithë ashtu nuk mund ta arsyetojmë rrugën, por në fund dëshirojmë një rezultat që të shkojë duke argumentuar situatën aktuale politike dhe subjektivitetin real të
    Kosovës bazuar në ato dy dokumente.
    Marrëveshja teknike ushtarake :
    Ku në shtojcën e saj pika B- Operacionet e Forcave Ndërkombëtare të Sigurisë (“KFOR”).
    Pika 2. Komandanti i forcës ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) do të ketë autoritetin, pa ndërhyrje apo leje, të bëjë gjithçka që ai e gjykon të nevojshme dhe të duhur, duke përfshirë përdorimin e forcës ushtarake, për të mbrojtur forcën ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) , civil ndërkombëtar praninë e zbatimit dhe për të kryer përgjegjësitë e qenësishme në këtë Marrëveshje Teknike Ushtarake dhe Zgjidhjen e Paqes që ajo mbështet.
    Pika 4. Forca ndërkombëtare e sigurisë (“KFOR”) ka të drejtë:
    a. Për të monitoruar dhe siguruar përputhjen me këtë Marrëveshje dhe për t’iu përgjigjur menjëherë çdo shkeljeje dhe për të rivendosur pajtueshmërinë, duke përdorur forcën ushtarake nëse kërkohet.
    Pika 5. Pavarësisht nga çdo dispozitë tjetër e kësaj Marrëveshjeje, Palët e kuptojnë dhe pajtohen që komandanti i forcës ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) ka të drejtë dhe është i autorizuar të detyrojë largimi, tërheqja ose zhvendosja e forcave dhe armëve specifike dhe të urdhërojë ndërprerjen e çdo aktiviteti sa herë që komandanti i forcës ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) përcakton një kërcënim potencial ose për forcën ndërkombëtare të sigurisë (“KFOR”) ose misionin e tij, ose për një Palë tjetër.
    Forcat që dështojnë të ridislokohen, tërhiqen, zhvendosen ose të ndalojnë aktivitetet kërcënuese ose potencialisht kërcënuese pas një kërkese të tillë nga forca ndërkombëtare e sigurisë (“KFOR”) do t’i nënshtrohen veprimeve ushtarake nga forca ndërkombëtare e sigurisë (“KFOR”), duke përfshirë përdorimin e forcës së nevojshme, për të siguruar pajtueshmërinë.
    Pra nuk duhet : Shitur Dushkë për Gogël

    Nga Rubrika
    Opinione09 Janar 2025
    Shkruan: Christiaan Alting Von Geusau Duket se arritja legjislative më e spikatur e Bashkimit Europian në vitin 2024 ka qenë detyrimi që...
    Opinione08 Janar 2025
    Kushtëzimi i certifikimit të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet dhe institucionet e Kosovës me njohjen e shtetit, simboleve dhe dokumenteve të...
    Opinione07 Janar 2025
    Nga Adri Nurellari  Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Lajme11 Janar 2025
    Partia e serbëve të Kosovës, por që funksionon nën direktiva të Beogradit zyrtar, Lista Serbe, e ka nisur fushatën zgjedhore nga Ranillugu....
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë ekskluzive për “Info Magazine”, tha se KFOR-i ka ofruar mbështetjen e nevojshme në sulmin...
    Vip11 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, Driloni ka folur me Sarën rreth Prime-it të mbrëmshëm. Ai e këshillonte për disa fjalë seksiste që u...
    Vip11 Janar 2025
    Finalja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova po afron. Më 24 janar rrugëtimi plot emocione do të marr fund....
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gresa iu ka drejtuar publikut me një urim. “Urime për finalistin e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.