Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se vizita e djeshme e ministrit të Punëve të Brendshme në veri të vendit, është një sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat në veri.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa tha se vizita vuri në pah pritjen normale.
“Vizita e djeshme e Ministrit të Punë e të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu në Zubin Potok dhe në pikën kufitare, Bërnjak është veprim shumë i mirë dhe sinjal pozitiv i bashkëpunimit me komunat tona në veri të vendit. Vizitat qiti në pah, jo vetëm pritjen normale dhe zyrtare nga nikoqirët, por edhe shumë probleme, ndër ato më elementare, të atyre komunave, për çfare të gjitha institucionet duhet të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e tyre”, shkroi Mustafa në Facebook.