
Lideri i LDK-së Isa Mustafa para takimit me kryetarin e Nisma-s, Fatmir Limajn deklaroi se fillimisht do të informohet nga mandatari i kësaj partie për kryeministër Avdullah Hoti në lidhje me negociatat me partitë tjera, raporton Front Online.
Ai po ashtu tha se nuk ka qenë i kycur drejtëpërdrejt në negociatat me partitë tjera. Mustafa tha se ekipi i LDK-së në krye me Avdullah Hotin janë duke u marrë me të gjitha negocitatat.
“Jemi duke biseduar, unë nuk kam qenë i kycur drejtëpërdrejt ne negociata. Negociatat i bënë ekipi ynë në krye me Avdullah Hotin. Ai është këtu dhe me të do të bosedojmë se deri ku kemi mbërritur”, ka pohuar Mustafa.
Ndërkaq për emrat e ministrave nga LDK-ja Mustafa deklaroi se ende nuk i kanë zgjedhur ata. /FrontOnline/