Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka folur për deklaratën e Vjosa Osmanit, e cila tha se do të garojë në zgjedhje me një listë të vetën.
Mustafa, tha se askush s’do e pengojë Vjosa Osmanin në rrugën që ka zgjedhur.
“Edhe nëse hyjmë në zgjedhje, ne kur të hyjmë do të zhvillojmë një fushatë pozitive dhe do të kallzojmë se çka LDK nuk duhet me bë e jo kush është i keq që në këtë vend”, shtoi ai.
“Diskursi i dikujt ka qenë vetëm të merret me pika të zeza, ose pika të saj, ose të tij të zeza dhe asessi me zgjidhje. LDK’ja gjithmonë ka ofruar zgjidhje.”, tha Mustafa./FrontOnline/