×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu-Shoshi: Urime të gjithë fëmijëve të Kosovës në rrugëtimin drejt dijes dhe të ardhmes së ndritur

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka uruar të gjithë fëmijët në rrugëtimin drejt dijes dhe të ardhmes së ndritur, sot kur fillon mësimi nëpër shkollat e Kosovës.

    Ndër nxënësit e shumtë që sot për herë të parë fillojnë ndjekjen e mësimeve është edhe djali i saj, Nori.

    Musliu-Shoshi tha se me 14 ditë vonesë, viti i ri shkollor po fillon në kushte dhe rrethana të ndryshme nga vitet e mëparshme.

    Deputetja po ashtu deklaroi se duhet pasur kujdes dhe duhet respektuar udhëzimet e institucioneve shëndetësore, për ta ruajtur veten dhe të tjerët në këtë periudhë të pandemisë COVID-19.

    Postimi i plotë:

    Me 14 ditë vonesë, viti i ri shkollor po fillon në kushte edhe rrethana të ndryshme nga vitet e mëhershme, krejt kjo si pasojë e pandemisë COVID-19, e cila përveç aktiviteteve të tjera publike, edhe fillimin e vitit të ri shkollor e ka rënduar dhe vonuar.

    E sot, ditën e parë të shkollës e fillon edhe djali im, Nori. Një moment i veçantë dhe shumë i rëndësishëm, të cilin nuk e kemi menduar në këtë mënyrë. Ai do ta njohë mësuesen-in e parë, do të zërë shoqe e shokë të rinjë. Nga oborri i kësaj shkolle, Norit i uroj të jetë shembullor në sjellje dhe në mësime!

    Urimet më të ngrohta të gjithë fëmijëve të Kosovës në rrugëtimin drejt dijes dhe të ardhmes së ndritur. Urime të gjithë mësimdhënësve dhe prindërve për përkushtimin e tyre që fëmijët tanë të pajisen me dije në mënyrë që të përballen më lehtë me jetën.

    Me shumë kujdes dhe duke i respektuar të gjitha udhëzimet e institucioneve shëndetësore për ta ruajtur veten dhe të tjerët. URIME!

    https://www.facebook.com/arianamusliushoshi/posts/358829975473254

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.