×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Musliu: Edhe në kohën e Enver Hasanit, Kushtetuesja u përballë me “luftën e shtrigave”

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Më 29 maj pritet vendimi final i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e Presidentit Hashim Thaçi i cili kishte mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e Qeverisë së re. Kjo pas mocionit të mosbesimi të iniciuar nga partneri qeverisës LDK, për rrëzimin e Qeverisë “Kurti”.

    Kjo Gjykatë të martën përmes një reagimi për medie, ishte ankuar se gjatë kësaj kohe është duke u kërcënuar nga politikanë të vendit në lidhje me këtë vendim.

    Betim Musliu nga Institutit Kosovar për Drejtësi (IKD) ka thënë për Front Online se duhet të ndalen praktikat e tilla nga politikanët institucional.

    Praktika të ngjashme të presioneve ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sipas Musliut kanë ekzistuar edhe në të kaluarën.

    Ai kujton kohën kur në vitin 2014 kryetar i kësaj Gjykate ishte Enver Hasani, për të cilën kohë thotë, se kishte presione dhe shantazhe të drejtpërdrejta ndaj tij.

    “Ju kujtojë që në vitin 2014 në kohën kur kishim aktgjykime të rëndësishme të Gjykatës Kushtetuese, në këtë rast për VLAN-in e famshëm ka pasur po ashtu presione dhe shantazhe të drejtpërdrejta me Gjykatën Kushtetuese, më konkretisht me kryetarin e kësaj Gjykate në atë kohë Enver Hasanit ndaj të cilit u bë një ‘luftë e shtrigave’ vetëm e vetëm se dëshironin që vendimet që i merr kjo Gjykatë t’i shkojnë për shtati palëve”, ka pohuar ndër tjera Musliu për Front Online.

    Ai vlerëson se Gjykata Kushtetuese duhet ta ushtrojë rolin e saj me integritet të plotë që vendimi të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

    “Si do të duket vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së iniciuar nga Vetëvendosje rreth dekretit të Presidentit, mbetet të shihet. Nuk po e paragjykojë sepse edhe kjo mund të konsiderohet si një formë e presionit mbi vetë Gjykatën Kushtetuese, e cila tanimë duhet ta ushtrojë rolin e saj me integritet të plotë për ta pasur një vendim i cili është në përputhje me Kushtetutën dhe që i jep zgjidhje problemeve në suaza të Kushtetutës”, tha Musliu për Front Online.

    Presidentit e Kryeministrit i kërkohet t’i ndalin shantazhet e presionet ndaj Kushtetueses

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.