Pavarësisht masave të vëna, numri i vatrave të zjarrit në Amazonën e rajonit brazilian po vazhdojnë të rritet, tregojnë të dhënat zyrtare.
Në nëntë shtete braziliane që kufizohen me malet e amazonës, numri i vatrave të zjarrit është rritur për më shumë se 20 për qind gjatë korrikut krahasuar me vitin e kaluar, e këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtime të Hapësirës i njohur ndryshe si INPE.
Ky Institut thekson se në korrik janë regjistruar 6.804 vatra zjarri, e gjatë vitit të kaluar në po të njëjtën periudhë ishin 5.318. Zyrtarët kompetentë po frikësohen se ky vit mund të jetë më i zi sesa ai i vitit të kaluar, sa i përket zonave malore në Brazil.
Vetëm gjatë të enjtes satelitët kanë filmuar 1.007 vatra zjarri në Amazonë, e aktivisti i “Green Peace”, Romulo Batista, thotë se ndalesat për zjrrvënie nuk do të funksionojë derisa të mos rritet mbikëqyrja në këtë rajon.
Kah mesi i korrikut ministri i Ambientit, Ricardo Sales dhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro kanë ndaluar zjarrvënien në rajonin e Amazonës dhe në Pantanal.
Kujtojmë që Amazona është rajoni më i madh malor në botë, për të cilin ekspertët paralajmërojnë se luan rol kyç në jetën e qytetarëve të botës sepse absorbon gazrat helmuese.