×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati: Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti.Murati ka thënë se qeveritë e kaluara e kanë rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro për 6 vite qeverisje, kurse sipas tij Qeveria Kurti e ka rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vite.

    Ai ka shtuar se janë e vetmja qeveri që i kanë rritur pagat 3 herë brenda mandatit pasi siç ka thënë gjatë qeverisjes së tyre është rritur edhe ekonomia, e edhe punësimi si asnjëherë më parë.“Rritja më e madhe ndonjëherë e pagave në sektorin publik ka ndodhur në Qeverinë Kurti. Këtë e konfirmojnë numrat në grafikun më poshtë, të cilët paraqesin shpenzimin e buxhetit për paga nëpër vite, përfshirë edhe buxhetin e miratuar për vitin 2025. Pra shifrat zyrtare, të nxjerra nga të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë të kundërtën e asaj që shpesh dëgjohet nëpër studio televizive nga opozita apo analistët e tyre. Ata para nesh patën rritur buxhetin për paga për 130 milionë euro (64+66) për 6 vite qeverisje, kurse ne efektivisht e kemi rritur buxhetin e pagave të rregullta për 291 milionë euro për vetëm 4 vite. Pra, Qeveria Kurti ka rritur buxhetin për paga, e rrjedhimisht edhe pagat, më shumë se dyfishi i rritjes që kanë bërë para nesh dy qeveritë bashkë: PDK-LDK dhe PDK-AAK-Nisma. Jemi qeveria e vetme që ka rritur pagat 3 herë brenda mandatit. Dhe kjo ka ndodhur sepse gjatë qeverisjes sonë është rritur edhe ekonomia, e edhe punësimi si asnjëherë më parë. Të nderuar qytetarë, kjo tregon më së miri se kush e ka seriozisht, e kush bën premtime që as vet s’u besojnë vetëm sa për ta kapur ndonjë votë”, ka shkruar ai ndër të tjera në Facebook.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjen për konstruktivitet në dialog. Kjo vjen pas deklaratës së djeshme të BE-së referuar mbylljes së strukturave paralele...
    Lajme16 Janar 2025
    Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agonis Tetajt nga pakujdesia, më 14 janar të këtij viti ka filluar vuajtjen e dënimit...
    Lajme16 Janar 2025
    Të mërkurën rreth orës 14:50 në Bërnjak të Zubin Potokut është ndaluar një kamion me targa të Serbisë në të cilin ishin...
    Të tjera
    Kronika16 Janar 2025
    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Dega e LDK-së në Gjilan ka reaguar pasi Vetëvendosje dje shpërndau pako ushqimore për familjet në nevojë, në kohën kur partitë politike...
    Opinione16 Janar 2025
    Nga: Tim Stanley / The Daily Telegraph Duket se presidenca e Donald Trumpit do të nisë me një moment të rëndësishëm, ngjashëm...
    Lajme16 Janar 2025
    Në qendrën e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë sot u zhvillua ceremonia e Transferimit të Autoritetit të Kontingjentit Gjerman të...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka përgatitur një video-udhëzues për elektoratin e tyre lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Lajme16 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur dje një mbledhje në formë elektronike, në të cilin ka marrë dy vendime. Në njoftimin e lëshuar...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.