×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Mungesa e stabilitetit ligjor në procesin e fiskalizimit, dëmton më së shumti bizneset!

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2021

    Procesi i fiskalizimit i nisur një dekadë më parë, jo rrallë herë është përballur edhe me sfidat e saja. Vënia në kontrollë fiskale e bisneseve në vend, ka sjellë një qëndrueshmëri financiare për Kosovën, falë edhe përkushtimit dhe qëndrueshmërisë së operimit të të gjitha palëve të përfshira. Megjithëkëtë, shumë herë bizneset kanë arritur që të evitojnë fiskalizimin, kjo falë edhe hapësirave ligjore dhe mungesës së kontrollës në terren.

    Disa nga sfidat e vazhdueshme që ky proces të përmbyllet suksesshëm kanë qenë edhe ndryshimet e shpeshta në legjislacionin në fuqi dhe në normat e vendosura nga institucionet e vendit përkitazi me fiskalizimin.

    Në shumë tryeza, me akterë të ekonomisë është thënë se shpesh herë reformat fiskale që janë vendosur nga institucionet përkatëse, nuk kanë qenë të mirëmenduara dhe për më tepër e kanë kthyer nga e para gjithë këtë proces.

    Për Odat Ekonomike, ndryshimet e shpeshta në legjislacioni fiskal në fakt në disa raste edhe e kanë penguar zhvillimin e këtyre bizneseve, për faktin se atyre u është dashur që në vazhdimësi të adoptojnë rregulla dhe kosto të reja.

    Edhe për operatorët ekzistues në shitjen dhe mirëmbajtjen e arkave fiskale, reformat fiskale kanë sjellë pengesa, të cilat domosdo janë transmetuar edhe te bizneset.

    Për Edip Gashin nga kompania “Enternet’ një nga 5 operatorët e licencuar për shitjen e arkave fiskale, ndryshimet e shpeshta në ligjet dhe rregulloret e punës sa i përket fiskalizimit, më së shumti kanë ndikuar për të keq te vet bizneset.

    “Nëse një biznes deri tani ka punuar me një pajisje, një tarifë apo një rregullë ligjore, ai është mësuar me të dhe kësisoj e aplikon suksesshëm në punën ditore. Cdo ndryshim atyre u shkakton humbje kohe dhe humbje monetare e shpesh herë i detyron që të punojnë “në të zezën”, ka shtuar Gashi.

    Sipas Gashit, udhëzimi i ri administrativ i inicuar nga Ministria e Financave mund të sjellë përmbysje të sistemit të tanishëm, jo vetëm për operatorët, por edhe për bizneset e mbi të gjitha për Admistratën Tatimore, të cilës i ngarkohet një tjetër detyrë, ajo e kontrollit teknik dhe monitorimit, për të cilin obligim, ky instiucion nuk ka kapacitete njerëzore.

    “Ne si kompani i kemi përcjellë këto komente te Ministria e Financave dhe komisioi përktës. Përvec mundësisë që procesi të mos mund të kontrollohet nga vet ATK, është edhe një tjetër sfidë, ajo se sa mund të funksionojnë operatorët me këto rregulla. Nëse këta të fundit nuk arrijnë të përshtaten, procesi i fiskalizimit do të mund të bie në pikën zero, e kjo më së shumti mund të ndikojë te bizneset por edhe në buxhetin e shtetit”, ka shtuar Edip Gashi.

    Gashi ka sqaruar se tani më lirë së kur kompania Enternet ka ofruar cmimet më të lira në treg për Arkë Fiskale me të gjitha shërbimet përcjellëse, duke nisur nga 9.99 euro në muaj dhe gjithashtu për klientët e kahershëm ka zbritur çmimin në vetëm 50 euro(+Tvsh) për shërbimin e kontrollit të rregullt teknik dhe abonimit vjetor.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Artikull i Sponsoruar11 Janar 2025
    Prishtina Ticket ofron fluturime direkte tri herë në javë nga Nürnberg drejt Prishtinës, të hënën,të mërkurën dhe të shtunën, duke siguruar fleksibilitet...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.