Selektori i Kosovës, Franco Foda, duket se nuk e ka dert mungesën e sulmuesit më të spikatur të kombëtares, Vedat Muriqit.
Muriqi do të mungojë në dy ndeshjet e radhës me Lituaninë dhe Qipron për shkak të një lëndimi.
“Kemi mjaftueshëm alternativa”, ka thënë Foda sot në konferencë për media.
Ai përmendi emrat e Milot Rashicës dhe Albion Rrahmanit si ata që mund të dalin në pah në vijën e sulmit.