×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mungesa e kaliumit nxit depresionin

    FrontOnline
    20 Shtator 2022

    Kaliumi është një mineral thelbësor për organizmin. Ai është i domosdoshëm për shëndetin e zemrës, veshkave dhe organeve të tjera.

    Kaliumi i lejon muskujt të lëvizin, nervat të transmetojnë mesazhet e trurit dhe veshkat të filtrojnë gjak.

    Trupi duhet të ketë ekuilibrat e duhur të kaliumit që zemra të jetë e shëndetshme.

    Mungesa e kaliumit dhe depresionit

    Nivelet e ulëta të kaliumit rrisin rrezikun e depresionit dhe shqetësimeve nervore.

    Sipas një studimi të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, një regjim ushqimor i pasur me kalium zbut simptomat e depresionit.

    Gjetjet e studimit të publikuara në revistën britanike Për Ushqyerjen, konfirmuan se kaliumi është i nevojshëm për trajtimin e luhatjeve të humorit dhe se mungesa e tij lidhet fort me simptomat e depresionit.

    Kaliumi kundër dhimbjeve

    Mungesa e kaliumit shkakton nervozizëm, lodhje, plogështi të muskujve, kontraktime dhe dhimbje kronike.

    Dhimbja me depresionin janë të ndërthurura ngushtë dhe intensifikojnë njëra tjetrën.

    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga dhimbjet kronike janë tre herë më të rrezikuar nga problemet psikiatrike.

    Kaliumi dhe serotonina

    Studimet e publikuara në revistën Nature Neuroscience konfirmojnë se kaliumi luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të serotoninës.

    Kaliumi lehtëson përdorimin e serotoninës nga truri.

    Nëse një person depresiv ka ndjenja negative për veten dhe botën përreth, kaliumi aktivizon nervat që nxisin ndjenjat pozitive dhe të bukura.

    Kjo është arsyeja përse edhe një ulje e vogël në nivelin e kaliumit në trup ndez ankthin.

    Shkaktarët e mungesës së kaliumit

    Një nga shkaktarët më të mëdhenj të mungesës së kaliumit në trup është pirja e tepërt e pijeve të gazuara.

    Prishja e ekuilibrave hormonalë mund të shkaktojë rënie të nivelit të kaliumit që nga ana tjetër nxit shfaqjen e depresionit.

    Njerëzit që pinë shumë kafe, alkool dhe hanë gjëra të kripura të përpunuara janë gjithashtu të rrezikuar nga mungesa e kaliumit.

    Burimet më të mira ushqimore të kaliumit

    Barishtet, patatet e ëmbla, kungulli i verdhë, kosi, salmoni, avokado, bananet, arrorët, agrumet, qumështi, kumbullat e thata, rrushi i thatë, hurmat e Arabisë, karotat dhe fasulet janë disa prej burimeve më të mira të kaliumit.

    Kaliumi është një mineral që tretet në ujë, ndaj barishtet, karotat dhe patatet duhen pjekur dhe jo zier për të marrë më shumë kalium.

    Nëse ju do t’i zieni ato, atëherë duhet të siguroheni që ujin do ta përdorni për supë dhe nuk do ta hidhni.

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Janar 2025
    Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime të shumta...
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.