×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxhiri: Propozim-aktakuza ndaj Thaçit e dërrmoi dialogun

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    Analisti politik Artan Muhaxhiri ka thënë se nuk duhet të ketë pritshmëri të madhe se çka do të sjellë Samiti i Parisit në raport me dialogun që do të mbahet më 10 korrik në mënyrë virtuale.

    Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se këtë e sheh vetëm si një akt formal për të krijuar idenë që po rifillon dialogu pasi, sipas tij, procesi është dëmtuar shumë nga propozim-aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi.

    “Mendoj se pritjet nuk duhet të jenë të mëdha. Ky do të jetë tentim formal për ringjalljen e dialogut. Pas njoftimit për draftin e parë, propozimin e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi, dialogu është dëmtuar shumë edhe sa i përket pushteteve vendimmarrëse, prandaj edhe ky takim virtual do të jetë vetëm një përpjekje që të bëhet një hap pozitiv sa i përket raporteve të BE-së dhe që në media dhe opinion të krijohet përshtypja se po rifillon”.

    “Efektivisht nuk do të ketë shumë substancë, sepse njoftimi për aktakuzën ndaj presidentit [Hashim] Thaçi e ka dërrmuar gjithë dialogun dhe pa një zëvendësim kuptimplotë të presidentit Thaçi në aspektin e fuqisë politike, kredencialeve dhe kapitalit simbolik që përfaqëson nuk mund të ketë një rifillim dhe kthim në binarë siç ishte para propozim aktakuzës”.

    Muhaxhiri ka thënë se skepticizmi i tij në raport me Samitin e Parisit bazohet në përvojat e kaluara me Bashkimin Europian përballë dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Ka pasë qindra dhe mijëra takime e marrëveshje të cilat nuk janë realizuar, madje as që diskutohet për to. Kemi pasë përvoja shumë negative. Më kujtohet rasti me trenin e famshëm nacionalist ku në fund BE-ja tha se [Aleksandar] Vuçiqi doli si paqedashës dhe e ndalën”.

    “Aq e transformuan gjithë atë situatë edhe me mosfunksionalizimin e shumë marrëveshjeve, posaçërisht edhe në raport me Luginën e Preshevës. Ky skepticizëm vjen nga përvoja. Nëse BE-ja ndryshon qasjen për 180 shkallë, atëherë është e mirëseardhur.  Nëse ekziston vullneti dhe angazhim që të ndryshohet kjo qasje, atëherë kjo do të jetë shumë mirë për Kosovën. Aq shumë jemi zhgënjyer me këto takime dhe ngjarje sa që është shumë i shëndoshë dhe i bazuar ky skepticizëm”.

    Fuqia politike e kryeministrit Avdullah Hoti është një problem tjetër në gjithë këtë proces, sipas Artan Muhaxhirit.

    “Kryeministri [Avdullah]  Hoti nuk ka fuqi politike që t’i garantojë marrëveshjet. Avdullah Hoti nuk është as si Hashim Thaçi as si Albin Kurti. As nuk mund t’i bëjë 80 vota në Kuvend dhe as nuk mund t’i fitojë 200 mijë vota në elektorat. Është politikan i një profili tjetër. Ai u bë kryeministër me 61 vota me gjithë atë mobilizim”.

    “Do ta ketë shumë të vështirë të garantojë kalimin e marrëveshjeve në Kosovë. Edhe ai do të jetë ngurrues në raport me marrjen e përgjegjësive të mëdha, sepse nuk mund të hyjë në këpucat e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit që qoftë me përkrahje të madhe në Kuvend ose elektorat të garantojë zbatimin e marrëveshjeve”.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.