×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri thotë se s’ka informata për munësinë e largimit të Lutfi Hazirit nga LDK

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, thotë se nuk ka informata nëse Lutfi Haziri ka biseduar me Vjosa Osmanin për mundësinë që t’i bashkohet asaj në një iniciativë të re politike.

    Vjosa Osmani duket se ka bërë gati largimin nga LDK’ja, por nuk po dihet se kë e merr me vete. Së fundmi është përmendur një nga figurat kryesore të LDK’së, Lutgi Haziri.

    Një medium lokal i Gjilanit, i afërt me kryetarin e komunës, Lutfi Hazirin, ka shkruar se ai pritet t’i bashkohen Osmanit në iniciativën e saj ta re politike.

    Sipas atij mediumi, Haziri e Osmani janë takuar në një lokalet e Prishtinës dhe kanë biseduar për disa orë.

    Nënkryetari tjetër i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë sot për Gazetën Express se nuk ka informata rreth këtij takimi.

    Vetë Haziri nuk i është përgjigjur pyetje se Expressit nësë raportimet për të dhe Osmanin janë të vërteta.

    Haziri, që para një kohe kishte raporte të acaruara me Osmanin, vitin e fundit nuk ka reshtur së përkrahuri kandidaten e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Pas raportimeve se Osmani ka vendosur që të nis vetë një parti dhe pas publikimit të një liste me emra, Haziri doli me një postim të shkurtër në Facebook.

    Ai shkroi se LDK’ja qëndron bashkë dhe bashkëngjiti “Beso”, që ishte slogani e fushatës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 6 tetorit.

    Disa kolegët e Hazirit nga LDK’ja ia kanë treguar që moti derën Osmanit, por Haziri ka insistuar se ajo është vlerë e shtuar e LDK’së.

    Nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, gjatë një vizite në Gjilan, në konferencën e përbashkët me Hazirin, ka thënë se Vjosa Osmani që moti nuk është pjesë e LDK’së dhe se vetëm e ka dëmtuar partinë së fundmi.

    “LDK është parti tepër mirë e organizuar, parti politike që ju ka qëndruar shumë stuhive dhe nuk e besoj që mund ta ndajë dikush LDK’në aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK’së ajo ka kohë që është jashtë LDK’së me punë dhe veprime, me trup ka qenë në LDK deri më tash”, ka thënë Veliu.

    Ndërkaq, Haziri nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj çështjeje.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Gusht 2025
    Moti për sot do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do...
    Lajme15 Gusht 2025
    Vrasja e trefishtë në Gjilan që ndodhi ditë më parë ka zgjuar indinjatë qytetare për çka veçse është thirrur protestë të premten....
    Lajme15 Gusht 2025
    Redaktorja e RTK-së, Jehona Zhitia i ka reaguar zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili me anë të një statusi në Facebook,...
    Të tjera
    Lajme14 Gusht 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara ta Amerikës, Donald Trump tash e disa herë e ka përmendur se ka ndaluar shpërthimin e një...
    Lajme14 Gusht 2025
    Partia Demokratike e Kosovës në Gjakovë ka prezantuar listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale. Kësaj liste i prin kandidati për kryetar në...
    Lajme14 Gusht 2025
    Ruzhdi Shehu, kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut, ka publikuar listën për Asamblenë Komunale të Komunës së Junikut. Shehu ka thënë...
    Lajme14 Gusht 2025
    Gazetarja e RTK-së, Fitore Rexhepi ka reaguar për situatën e rëndë financiare në televizionin publik, kur po hyjmë në ditën e 15-të...
    Lajme14 Gusht 2025
    Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj kufizimeve dhe procedurave që po ndiqen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke i krahasuar ato me...
    Lajme14 Gusht 2025
    Redaktori i RTK-së, Alban Selimi, ka reaguar ashpër për vonesat në pagat e punonjësve të RTK-së, duke e quajtur situatën “të turpshme”....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.