Gjuha:
×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh lejon testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të SARS COV 2

    FrontOnline
    2 vite më parë

    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga tani e tutje të lejojë edhe testimet diagnostike rapide për detektimin e antigjeneve të SARS COV.

    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, përcjell FrontOnline.

    Këto teste do të lejohen të bëhen në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

    Komunikata e plotë:

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi sot plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr. 04/2020-Kujdesi Parësor Shëndetësor, me të cilin  përcaktohen institucionet publike të KPSh, standardet e organizimit, funksionimi, veprimtaritë, shërbimet shëndetësore si dhe kuadrot profesionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në KPSh, si pjesë e sistemit unik shëndetësor në Republikën e Kosovës.

    E veçanta e këtij udhëzimi është se më këtë plotësim ndryshim, institucioneve shëndetësore publike të Kujdesit Parësor Shëndetësor, në kuadër të shërbimeve laboratorike u mundësohet kryerja e testeve diagnostike rapide për detektimin e antigjenit për SARS COV-2. (diagnostikimin e COVID-19).

    Kjo nënkupton se krahas testimeve serologjike për praninë e IgG dhe IgM, të cilat janë lejuar më herët në institucionet publike të KPSh-së, tash e tutje mund të kryhen edhe testet diagnostike rapide të antigjenit SAR COV./FrontOnline/

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2023
    Projekti për instalimin e matësve të nxehtësisë, valvulave termostatike dhe termokokave do të vazhdojë nga e hëna më 27 mars. Sipas njoftimit...
    Lajme23 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltari special i sekretatit amerikan Antony Blinken. Siç ka shkruar...
    Lajme23 Mars 2023
    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër është “marrëveshja më e keqe” që...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2023
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për mashtrim pas debatit lidhur me marrëveshjen e Ohrit në...
    Lajme23 Mars 2023
    Platforma “Liria Ka Emër” u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në Marshin për Drejtësi në solidarizim dhe...
    Lifestyle23 Mars 2023
    Ushqimet që nuk mund t’u rezistoni të listuara nga shkencëtarët pas kërkimeve, për të paraqitur ushqimet më të varura që konsumojmë. Vullnetarët...
    Lajme23 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion tek oborri i Kuvendit të Kosovës, ku në veturën e kryeparlamentarit kanë shkruar “edhe asi”, “edhe...
    Sport23 Mars 2023
    Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Agim Ademit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak për një muaj. Kryetari i Federatës së...
    Front TV23 Mars 2023
    Partia Socialdemokrate ka organizuar sot një aksion në kundërshtim të zhvillimeve të fundit në kuadër të marrëveshjes në Ohër, e që kanë...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.