×
  • Lajme
  • Lajme

    MPMS dhe BQK angazhohen për t’i larguar pensionistët nga sportelet bankare

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica, ka takuar guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes MPMS-së dhe BQK-së, në funksion të mbështetjes së kategorive shoqërore që janë nën domenin e kësaj ministrie.

    Reçica ka gjetur mbështetjen e plotë të guvernatorit lidhur me gatishmërinë dhe vullnetin e tij, që sa më parë, të gjithë pensionistëve në Republikën e Kosovës, t’ua mundësojnë tërheqjen e pensioneve dhe mbarimin e shërbimeve tjera përmes kartelave bankare, si dhe janë dakorduar për të gjetur mundësitë për t’i liruar plotësisht nga të gjitha provizionet e tanishme.

    “Kjo do të jetë një e mirë e dyfishtë, sepse me jetësimin e këtij prioriteti, kjo kategori shumë e respektuar e shoqërisë sonë, sadopak i shmanget edhe rrezikut të prekjes me COVID-19 dhe rreziqeve tjera shëndetësore përmes pritjeve të gjata nëpër sportele bankare”.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ua ka ndarë sot Medaljen Presidenciale të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Hetimet penale për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore mund të rezultojnë në një test të papritur për Prokurorinë Speciale....
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar për një takim me përfaqësues të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe organizatave të...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka pritur në takim dy gjeneralët amerikanë, Michael Wegscheider dhe Stephen Osborn. Maqedonci dha...
    Lajme02 Qershor 2025
    Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për kujdes të shtuar pas rritjes së pranisë së arinjve në afërsi të vendbanimeve dhe...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi...
    Lajme02 Qershor 2025
    Janë bërë shumë muaj që kur Ministria e Punëve të Brendshme nuk po arrin të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë për puç”...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.