×
  • Lajme
  • Lajme

    MPB: Ka pasaporta, po punojmë t`i shkurtojmë pritjet e qytetarëve

    FrontOnline
    26 Mars 2023

    Problemi i pasaportave është zgjidhur më në fund.

    Kosovarët po e marrin këtë dokument pa problem që nga fillimi i marsit.

    Kjo është konfirmuar për Front Online nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    “MPB është furnizuar me material për dokumente personale të identifikimit”, thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri për “Front Online”.

    Furnizimi vjen pas një kohe të gjatë qëkur qytetarët nuk po mund të nxirrnin pasaporta.

    Kontrata për furnizim është nënshkruar në dhjetor, ka vlerë 4 milionë e 21 mijë e 180 euro dhe i është dhënë kompanisë gjermane “Veridos GmbH”.

    Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 12 muaj dhe parasheh furnizimin me dokumente blanko, si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.

    Saktësisht, parashihet furnizimi me 290 mijë pasaporta të zakonshme, 270 mijë e 208 letërnjoftime elektronike TIP A, 7 mijë leje qëndrim TIP C, 125 mijë patentë shoferë dhe mirëmbajtja e sistemeve për 12 muaj.

    “Aktualisht kemi material të mjaftueshëm për dokumente”, thanë nga MPB-ja për Front Online.

    Tutje nga Ministria, e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka thënë se punojnë që të shkurtojnë pritjet e qytetarëve për dokumente.

    “Pajisja e qytetarëve me dokumente personale është duke vazhduar dhe MPB po punon me kapacitete të plota që sa më shpejtë të jetë e mundur të përfundojnë të gjitha pritjet e qytetarëve”./Front Online/

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual, të 21-tin me radhë të Grupit të...
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Lajme26 Prill 2024
    Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot gazetarët e BBC-së të cilët kanë raportuar nga Kosova në kohën e...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.