Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Duke filluar nga mesi i ditës, vranësirat do të zhvillohen duke sjellë reshje shiu në të gjithë territorin ku fillimisht do të nisin në zonat perëndimore.
Reshjet herë pas herë do të jenë në formën e stuhive ku nuk përjashtohet mundësia për përmbytje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 14°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 23°C.
Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë.