Pesë persona janë arrestuar pas një përleshje ndërmjet vete për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Podujevë, ku janë sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47, transmeton Front Online.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja që dyshohet se janë të armës AK47”, njoftoi PK-ja.
Sipas raportit 24-orësh, katër nga të dyshuarit pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej të dyshuarve që dyshohet se ka shtënë me armë në ajër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /FrontOnline