×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mosekzekutimi i pagave/ Kurti po e bën për të krijuar kaos në sistemin e arsimit

    FrontOnline
    04 Tetor 2022

    Qeveria e Kosovës siç duket është e prerë në qëndrimin e saj se nuk do t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

    Kështu të paktën ka lën të nënkuptohet një deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu e shkruar sot në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

    Ai e ka përsëritur se nuk do të ekzekutohen pagat për ata që ishin në grevë, por do të kompensohen mësimdhënësit që e kanë mbajtur mësimin, shkruan Front Online.

    “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompensohen”, ka shkruar Kryeziu.

    Ani pse e njëjta ka miratuar fondet me Ligjin e Buxhetit për këtë vit, dhe se mjetet ekzistojnë për pagën e secilit mësimdhënës.

    Por, edhe në rast se paraqitet ndonjë problem sa i përket buxhetit Qeveria mund t’i shfrytëzojë edhe mjetet e grumbulluara në llogarinë bankare të saj e që kalojnë 700 milionëshin.

    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala për Front Online ka thënë se kjo që po ndodhë nga ana e Qeverisë është e paqartë dhe e pakuptueshme.

    Sipas tij, problemi nuk qëndron që Qeveria nuk ka mjete për t’i paguar mësimdhënësit, por se kjo po bëhet për të krijuar kaos dhe çrregullim në sistemin e arsimit.

    Tashmë Ministria se ka problemin që s’ka para. Problemi i Qeverisë, i Kurtit është çështje e egos personale dhe politikat e tij për të krijuar kaos, për të krijuar kaos dhe çrregullim të rendit në sistemin e arsimit. Tashmë ajo po shihet që ai është duke u marrë edhe me të kaluarën. Nuk është problemi që buxheti i Kosovës nuk ka mjete për të kompensuar muajin shtator, problemi është që nuk ka vullnet kryeministri me përmbush një kërkesë legjitime të merituar për punëtorët e arsimit”, ka thënë Shala, për Front Online.

    Ai, ka deklaruar se në këtë rast duhet të veprojë Ministria e Arsimit, në të kundërtën më mirë është që të lëshojnë rrugë.

    “Ministria e Arsimit, si dikasteri i parë qeveritar do të thotë jo vetëm që do të duhej të vepronte, por moralisht do të duhej urgjentisht ta zgjidh këtë problem, ose akti më moral i tyre kish qenë me lëshua rrugë si institucione të arsimit sepse nuk mund ta menaxhojnë as edhe një veprim të vogël, çfarë e kërkon arsimit sot”, është shprehur Shala, për Front Online.

    Shala, ka deklaruar se mjetet për pagat e mësimdhënësve janë të miratuara në Ligjin për Buxhet, por se në rast se paraqitet ndonjë problem mund të shfrytëzohen edhe mjetet që Qeveria i posedon në llogari bankare, ani pse këto nuk kanë nevojë të preken.

    “Fondet janë nuk kanë nevojë të preken fondet tjera, sepse buxheti është miratua dhe punëtorët e arsimit kanë qenë pjese e planifikimit, pra mjetet i ka, por nëse ka ndonjë problem ai mundet brenda ditës me ndryshua ligjin apo çka do tjetër dhe ka hapësirë, ka mjete për me i shfrytëzu. Shumën prej rreth 800 milionëshit praktikisht ai mundet edhe atë me përdor, por nuk ka arsye sepse mjetet buxhetore për këtë vit kalendarik janë miratuar në buxhet të këtij viti”, ka thënë ndër të tjera Shala.

    Që mësimdhënësit po ndëshkohen vetëm për çështje politike, e thotë edhe ish-ministri i Financave, Haki Shatri.

    “Nuk është çështje që mungon fondi i parave, ka mjete financiare të mjaftueshme, por ato janë të ndara me ligjin për buxhetin për vitin 2022 do të thotë fondi i pagave është i garantuar dhe nuk mungon asnjë cent aty, pro kjo është thjesht një çështje politike të cilën Qeveria aktuale e ka vendosë me i ndëshkua mësimdhënësit sepse konsideron që ata nuk kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Qeverisë, misionarit që ka ardhë tash rishtazi në tokë dhe tash ata sipas tyre meritojnë ndëshkimin me një pagë”, ka deklaruar ish-ministri për Front Online.

    Madje, ai thotë se në qejfin e Qeverisë ka qenë që mos të fillojë mësimi.

    “Këta kanë qenë dhe e kanë pas në qejf punën që mos me fillua mësimi, por me u bë problem do të thotë iu ka konvenua greva”, ka deklaruar Shatri.

    E, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), sot për Front Online kanë thënë se nëse pagat nuk ekzekutohen deri të mërkurën më 5 tetor, SBASHK-u do ta mbledh anëtarësinë për të marrë një vendim se çfarë do të bëjnë tutje.

    Madje, nuk kanë përjashtuar as rifillimin e grevës.

    Për mosekzekutimin e pagave ndaj mësimdhënësve, kundër shefit i kanë dalë edhe disa deputetë të partisë së tij dhe koalicionit qeverisës.

    Ndaj, këtij vendimi ka reaguar edhe Avokati i Popullit, duke ia rikujtuar Qeverisë përgjegjësinë kushtetuese e ligjore dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut./Front Online

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas ndalimit të Nol Nushit, Sekretarit të Përgjithshëm të PSD-së, nga policia në kufirin Kosovë...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Italisë në Kosovë e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Evropian për mbylljen e strukturave paralele sot ku e ka quajtur,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm për mbylljen e strukturave paralele serbe. Në reagimin...
    Të tjera
    Vip15 Janar 2025
    Garën nga sfida e “Retro House” e nisën edhe Drenusha dhe Xuxi brenda shtëpisë së BBVK3. Ata nisën me hedhjen e topave...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Cahit Irican, e ka kryesuar përfundimin e transferimit të kontingjentit armen në Shtabin e KFOR-it në Camp...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë Vinex në Viti, ku ka thënë se gjithçka do të vihet...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kështu pohon një burim i informuar...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një 57-vjeçar në Tiranë dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia ka bërë të...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Në prag të inaugurimit të presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kryeministri Edi Rama i dhuroi statusin e investitorit strategjik kompanisë së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.