Antibiotikët cilësohet si një nga arritjet më të mëdha të botës së mjekësisë, ndërsa trajtojnë infeksionet bakteriale dhe janë ndër barnat më të rekomanduara nga mantelbardhët.
Ekspertët e fushës së mjekësisë i kanë kushtuar rëndësi të veçantë ndërveprimit të antibiotikëve dhe disa pijeve, kombinim i cili mund të ketë efekte anësore.
Listës i prin alkooli që sipas ekspertëve nuk duhet pirë me asnjë ilaç, shkruan Health Line, transmeton KlanKosova.tv.
Sipas, specialistit të sëmundjeve infektive dhe anëtarit të Shoqatës së Internistëve Gjerman, Thomas Loescher, ndërveprimi në mes të antibiotikëve dhe alkoolit mund të jap rezultate të rrezikshme.
Disa antibiotikë nuk duhet të përzihen me alkoolin sepse kjo mund të rezultojë në një reagim më të rëndë.
Pirja e çdo sasie alkooli me disa medikamente të caktuara, mund të rezultojë në efekte anësore të tilla si skuqje, dhimbje koke, të vjella dhe rrahje të shpejtë të zemrës.
Pos alkoolit, në listën e pijeve jo të rekomandueshme për t’i pirë antibiotikët me to janë edhe qumështi, uji mineral, lëngjet e frutave.