×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur tifozi i ri shqiptar ia dhuroi Zhegrovës plisin dhe flamurin kombëtar

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Edon Zhegrova ishte mbrëmë protagonist në fitoren e Lillet ndaj Atletico Madridit me rezultat 3:1.

    Ylli kosovar e shënoi njërin prej tre golave të ekipit francez në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

    E pas lojës, prishtinasi u pa në dhomën e zhveshjes me një plis me shqiponjë dhe me një flamur kombëtar shqiptar.

    Madje, edhe bashkëlojtarët e tij e bënë shqiponjën dykrenore me duar.

    Por, si erdhi Zhegrova deri tek plisi dhe tek flamuri kombëtar.

    Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, 25 vjeçari shihet pas lojës duke shkuar në drejtim të tribunës ku e priste një tifoz i ri shqiptar.

    E ky i fundit ia dorëzoi ish-futbollistit të Baselit një plis, të cilin e vendosi menjëherë në kohë futbollisti kosovar, por edhe flamurin kombëtar, të cilin e mori me vete futbollisti, i cili në këmbim tifozit të vogël shqiptar ia dhuroi fanellën e tij. /Gazeta Express/

    Nga Rubrika
    Sport24 Tetor 2024
    Mesfushori kosovar, Muharrem Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i muajt gusht dhe shtator në Premierligën e Ukrainës. Jashari aktualisht luan...
    Sport24 Tetor 2024
    Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA, e ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve. Për herë të parë në histori, Kosova...
    Sport24 Tetor 2024
    Kosova do t’i zhvillojë në nëntor dy ndeshjet e fundit të edicionit 2024/25 të Ligës së Kombeve. Dardanët aktualisht garojnë në Ligën...
    Të tjera
    Vip24 Tetor 2024
    Sara Kolami aktualisht është banore e ‘Big Brother VIP Kosova’ ku me dinamikat e saj ka arritur të rrëmbej vëmendjen e mijëra...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha, e ka falënderuar kryekuvendarin Konjufca, që ka shkuar sot në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita...
    Lajme24 Tetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-miss Kosova, Zana Berishës për shantazh dhe zhvatje ndaj biznesmenit, I.J. Aktakuza të cilën...
    Lajme24 Tetor 2024
    Marrëveshja e re e nënshkruar në samitin e Procesit të Berlinit parasheh bashkëpunim më të mirë rajonal dhe mobilitet më të madh...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, në seancën e jashtëzakonshme ka thënë se VV kur ishte në opozitë kishte premtuar depolitizimin dhe departizimin...
    Lifestyle24 Tetor 2024
    Dashi Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft interesante, ku do të bëni të mundur vënien në jetë të një projekti. Mund të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.