Qentë endacakë mbesin problem serioz për banorët në Komunën e Prishtinës.
Sonte në lagjen Ulpiana disa qe i janë vërsulur një kalimtari të rastit
Rastet e tilla nuk janë të rralla në Prishtinë. Në muajin tetor, një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacakë derisa po kthehej nga çerdhja në shtëpi, shkruan Express.
Ajo kishte deklaruar se qentë i kanë shkaktuar plagë në bark dhe pjesën tjetër të trupit.