Këtë javë janë publikuar e rezultatet e thirrjes së fundit “Cultural Cooperation Projects in the Western Balkan Region 2020”, të hapur në kuadër te programit Evropa Kreative.
Sipas kumtesës ministrore, nga mbi 300 aplikime nga e gjithë Evropa, vetëm 13 projekte janë shpallur fituese ndër te cilat 6 organizata kulturore nga Kosova kanë përfituar grante si partnerë në 4 projekte të ndryshme.
Duke e marrë parasysh faktin se Kosova është anëtarësuar ne Programin Evropa Kreative së fundmi, saktësisht në fund të vitit 2018, ky rezultat është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme si për operatorët kulturorë kosovarë, për Ministrinë e Kulturës, por edhe për Kosovën.
Organizatat kulturore të Kosovës të cilat janë shpallur fitues të kësaj thirrjeje janë: RRITU, KOSOVO CHOPIN ASSOCIATION, KOSOVO ARCHITECTURE FOUNDATION, KOMUNA E PRISHTINËS, NGO AKTIV DHE ANIBAR.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përgëzon të gjitha organizatat kulturore të Kosovës për këtë arritje të madhe dhe siguron se do të vazhdojë me përkushtim punën në përkrahjen e organizatave kulturore vendore në veprimtarinë dhe aktivitetet e tyre që po i bëjnë nderë imazhit të Kosovës.