×
  • Lajme
  • Lajme

    MKRS-ja ndan 500 mijë euro për programet për Tregun e Punës, për 400 të rinj punëkërkues

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora Dumoshi, dhe Përfaqësuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Maria Suokko, kanë nënshkruar marrëveshjen e financimit mes MKRS-së dhe UNDP-së për zbatimin e projektit Programet Aktive të Tregut të Punës 2, konkretisht programit të praktikës në punë në Kosovës.

    Programi do të ndihmojë rreth 400 të rinj të regjistruar në Agjencinë e Punësimit, si punëkërkues që të bëjnë praktikë në punë, në sektorin privat por edhe në institucione publike dhe kështu të aftësohen profesionalisht, ndërkaq, financimin për 6 muaj do ta bëjë MKRS-ja me një fond prej gjysmë milioni euro, që do të zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Do të synohen ato kompani dhe ato institucione të cilat pas përfundimit të punës praktike do të kenë mundësi të ofrojnë mundësi të punës më afatgjatë.

    Me këtë rast, Ministrja Dumoshi, ka vlerësuar se nëpërmjet kësaj marrëveshje, bëhet e mundur përkrahja e të rinjve në tregun e punës, dhe se MKRS-ja ka treguar gatishmëri të përfshihet në këtë kontribut për mbështetjen e të rinjve të Kosovës.

    “Ne jemi befasuar sivjet, ndonëse kohë pandemie, por interesimi i të rinjve për programet e MKRS-së ka qenë shumë i madh. Vetëm në fushën e edukimit për ndërmarrësi, ne kemi paraparë të certifikojmë 400 të rinj, por për shkak të interesimit të lartë, kemi shpërndarë mbi 1200 certifikata për të rinjtë. Për planet për vitin e ardhshëm ne do të rrisim buxhetin për trajnime për të rinjtë. Duke e parë tërë këtë interesim si dhe vështirësitë që kanë të rinjtë, ne bazë të kapaciteteve që kemi për këtë vit, kemi kontribuuar për të rinjtë në punën praktike që t’i ndihmojmë ata”, tha ndër të tjera ministrja Dumoshi.

    Ndërkaq, përfaqësuesja e UNDP-së, Suokko, shprehu falënderimin e ministres Dumoshi dhe të MKRS-së për besimin ndaj UNDP-së, që ajo ta zbatojë projektin për Tregun e Punës.

    “Për shkak të pandemisë, të rinjtë janë ndër më të prekurit dhe kjo përkrahje që po jepni do të jetë e dobishme për ta, andaj ju falënderoj për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë që në kohë krize keni ndërmarrë veprime për përkrahjen e të rinjve”, u shpreh Suokko.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës tashmë ka nisur tubimin për zgjedhjet e 9 shkurtit në Skënderaj. Në këtë tubim po marrin pjesë një...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur sot në takim diplomaten e lartë amerikane, Anu Prattipati. Sipas Krasniqit, bashkë biseduan për rëndësinë...
    Lajme16 Janar 2025
    Në një kohë kur raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë pritej të ishin më të afërta, analisti Lutfi Bilalli shpreh shqetësimin se marrëdhëniet...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, në dhomën e gjumit, Gjesti i’a ka thënë troç Jozit mendimin e tij për të. “Ti këndo sa...
    Vip16 Janar 2025
    Leo ka kthyer sërish në diskutim Drilonin në ato që deklaroi se i ka thënë ai në pishinë se Sara i shkon...
    Lajme16 Janar 2025
    Kryesuesi dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë pritur në takim eurodeputeten Nathalie Loiseau, e cila është edhe shefe e Misionit...
    Vip16 Janar 2025
    Gjatë ditës së sotme, në shtëpinë më të madhe në vend është zhvilluar një debat mes Xhenetës dhe Vullnetit, e që u...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka paralajmëruar një "përmbysje të ideologjisë së ‘përmbysësit të Kosovës’" në...
    Lajme16 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj ushtruesit të detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.