×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mjeku rus jep dorëheqje pasi Putin prezantoi vaksinën: U shkel etika mjekësore

    FrontOnline
    14 Gusht 2020

    Vaksina ruse që u konfirmua pak ditë më parë si e sigurtë dhe efektive për pacientë e infektuar me COVID-19 ka ngjallur shumë debate, pasi shtetet e tjera nuk besojnë të jetë testuar si duhet.

    Ndërkohë që të gjithë janë vënë kundër Putin për vaksinën e parë kundër koronavirusi, mjeku drejtues i sëmundjeve respiratore në Rusi ka dhënë dorëheqjen për shkak të shkeljeve të mëdha të etikës mjekësore që u bënë përmes vaksinës së re ruse.

    Bëhet fjalë për profesor, Alexander Chuchalin, i cili braktisi këshillin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi bëri një sulm të ashpër ndaj ilaçit të ri “Sputnik V” që thuhet se mund të ndikojë në kurën ndaj koronavirusit.
    Chuchalin ka akuzuar dy mjekët kryesorë që janë përfshirë në studim, duke thënë se nxituan në prodhimin e vaksinës. Më tej ai përmendi emrin e Profesorit Alexander Gintsburg, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Gamaleya për Epidemiologji dhe Mikrobiologji, dhe Profesorin Sergey Borisevich, kolonel mjekësor dhe virolog i lartë i ushtrisë Ruse, të cilët ishin akademikët kryesorë që ndihmuan në zhvillimin e vaksinës.

    “A i keni kaluar të gjitha rrugët e nevojshme të aprovuara nga legjislacioni i Federatës Ruse dhe bashkësia shkencore ndërkombëtare? Jo! Kjo punë nuk është bërë sic duhet. Kështu që, një nga parimet etike të mjekësisë është shkelur rëndë.”- është shprehur Chuchalin para se të largohej nga detyra.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Artan Nimani ka nisur zyrtarisht fushatën për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi, një vend me rëndësi historike për vendin. Me krenari dhe...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e qytetarëve në hapjen zyrtare të fushatës...
    Lajme11 Janar 2025
    Ferat Shala ka njoftuar se është përsëri kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai tha se Kosova nuk është...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.