Shumtë doktor rusë nuk do të vaksinoheshin me vaksinën e re ruse kundër pandemisë globale të quajtur COVID-19, e cila ka marrë jetën e më se 760 mijë njerëzve në botë.
E gjithë kjo për shkak të mungesës së të dhënave të besueshme dhe një procesi jashtëzakonisht të shpejtë të aprovimit, tregoi një studim i kryer me tremijë punëtorë mjekësorë, raporton thenewyorktimes.
Rusia ka njoftuar se vaksina e parë në botë kundër coronavirusit do të jetë e gatshme për shfrytëzim në fund të gushtit dhe se mjekët do të jenë ndër të parët që do ta marrin atë në baza vullnetare, transmeton Telegrafi.
Vaksina Sputnik V, e quajtur sipas satelitit të parë të nisur nga Bashkimi Sovjetik në 1957, nuk ka kaluar ende fazën e fundit të testimit dhe disa shkencëtarë kanë frikë se Rusia është e gatshme të sakrifikojë sigurinë për hir të prestigjit.
Një studim me 3,040 mjekë zbuloi se 52 për qind nuk ishin të gatshëm të marrin vaksinën dhe 24.4 për qind pranuan të vaksinoheshin.
Vetëm një e pesta e të anketuarve thanë se do t’ia rekomandojnë vaksinën pacientëve, kolegëve dhe miqve.
Mendimi i mjekëve është i ndarë, ku një numër i rusëve thonë se kanë frikë të marrin vaksinën, ndërsa të tjerët pajtohen me qeverinë se dyshimi i ekspertëve perëndimorë është i motivuar nga xhelozia.