×
  • Lajme
  • Lajme

    Misteret e Gjykatës Speciale: Mund të ketë ende të ftuar

    FrontOnline
    05 Nëntor 2019

    Ndonëse është duke vazhduar me thirrjet, Gjykata Speciale ende nuk i ka bërë publike personat e ftuar dhe fillimin e marrjes në pyetje

    Janë mbi 100 ftesa që jo zyrtarisht thuhet se janë dërguar nga Dhomat e Specializuara për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të cilët ende nuk dihet se në çfarë forme janë ftuar si dëshmitar apo të dyshuar.

    Ndonëse jo të gjithë, por një numër nga këta do t’u ngrihen edhe aktakuza.

    Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për Gjykatën Speciale dhe krimet gjatë luftës në Kosovë.

    Blakaj ka thënë se do të ketë ende të ftuar nga Gjykata duke shtuar se një numër nga ta edhe do të akuzohen.

    “Besoj që do të ketë ende ftesa. Mirëpo publiku nuk e din për krejt ftesat, mund të jetë ftuar por nuk e kanë bërë publike. Jam i sigurt që jo të gjithë të ftuarit do tu ngrihen aktakuzat. Disa prej tyre do të jenë në cilësinë e dëshmitarit, e disa të dyshuarit”, është shprehur Blakaj.

    Blakaj ka komentuar edhe mënyrën se si janë duke u ftuar personat në fjalë. Ai thotë së nuk ka një rregullore të caktuar se si duhet të ftohen, por mbetet shqetësuese.

    Në këtë intervistë, Bekim Blakaj flet për numrin e civilëve shqiptarë por edhe të komuniteteve tjera që janë vrarë gjatë periudhës së luftës por edhe pas përfundimit të saj.

    “Ne kemi evidentuar dhe jemi në proces të verifikimit, prej 13 e 535 njerëzve që janë vra e zhduk gjatë lutës. Rreth 10 mijë kanë qenë shqiptar, rreth 2 mijë kanë qenë ushtarë ndërsa 8 mijë shqiptarë civil janë vrarë e zhduk në Kosovë”.

    Blakaj tregon se 2200 persona të komunitetit serb janë vra e zhduk gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë.

    E për humbjen e mbi 13 mijë personave, janë dënuar vetëm 41 persona për krime të luftës në Kosovë.

    “Shumica dërmuese e atyre që kanë bërë krime janë në liri dhe nuk kanë marrë dënimin e merituar. Deri me tani janë 41 persona të dënuar me aktgjykim të fuqishëm. Të dënuarit shumica kanë qenë shqiptarë. Në Serbi janë 16 persona të dënuar për krime të luftës në Kosovë”, ka thënë Blakaj.

    Blakaj shprehet i shqetësuar edhe për zhdukjen dhe humbjen e dëshmive dhe dëshmitarëve për krime lufte pasi sipas tij dëshmitarët po vdesin e bashkë me ta edhe dëshmitë./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme18 Mars 2025
    Arianit Koci e ka quajtur dështim të Gjykatës Speciale mosdhënien e lejes për vizitë humanitare në Kosovë për ish-presidentin Hashim Thaçi. Dhomat...
    Lajme18 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, deklaron se çmimi i energjisë elektrike është rritur për tri herë në tri vitet e...
    Lajme18 Mars 2025
    Tashmë dihet se Pranvera Hyseni është astronomja shqiptare e Kosoves e cila për vite të tëra kryen studime dhe hulumtime në fushen...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa...
    Lajme17 Mars 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pasi Specialja nuk i lejoi ish-presidentit Thaçi që të marrë...
    Lajme17 Mars 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka quajtur padrejtësi dhe diskriminim mosjelimin nga ana e Gjykatës Speciale që ish-presidenti...
    Lajme17 Mars 2025
    Aktivisti Uk Lushi është shprehur i ashpër me Vjosa Osmanin e Albin Kurtin, për të cilët tha se “as nuk lëvizin qerpikun...
    Lajme17 Mars 2025
    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i ka shkruar letër publike ish-presidentit Hashim Thaçi. Kjo pasi siç ka njoftuar...
    Bota/Rajoni17 Mars 2025
    Varrezat në Koçan po zgjerohen për shkak të numrit të madh të të vdekurve nga zjarri në diskotekën “Pulse”. Viktimat do të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.