×
  • Lajme
  • Lajme

    Minxhozi: Disa marrëveshje Kosovë-Shqipëri s’u zbatuan

    FrontOnline
    11 Prill 2021

    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se me të gjitha qeveritë kosovare kanë bashkëpunuar për të shtyrë me tej agjendën e përbashkët ndërmjet Kosovës e Shqipërisë.

    Mes tjerash, ai shtoi se shtetasit e dy vendeve komunikojnë në mënyrë të vazhdueshme duke e bërë bashkëpunimin edhe më të frytshëm sa i përket shumë çështjeve të rëndësishme.

    Sipas tij, sikurse me Qeverinë Hoti edhe me atë Kurti është diskutua për fushat e bashkëpunimit që janë prioritete për të dyja vendet.

    “Ne në vazhdimësi me të gjitha qeveritë në Kosovë kemi bashkëpunuar për ta shtyrë më tej agjendën e përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Vitin e kaluar ka qenë një vit i veçantë por gjithë ekonominë botërore ashtu edhe për dy vendet ka pasur goditje siç është pandemia dhe tërmeti në Shqipëri. Por bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë me ritme të duhura”, ka deklaruar Minxhozi për EkonomiaOnline.

    “Tani me një situatë më të relaksuar bashkëpunimi do të vazhdojë. Ashtu sikurse me qeverinë Hoti edhe me qeverinë Kurti kemi diskutuar për fushat e bashkëpunimit që janë prioritare”, shtoi Minxhozi.

    Sipas tij, pjesa më e madhe e marrëveshjeve të arritura ndërvite janë zbatuar, ani pse një pjesë nuk kanë arritur pritshmërinë e duhura.

    Ai tha se marrëveshja kryesore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë është e bazuar në ekonomi. Ndërsa, shtoi se pengesat kryesore ndërmjet dy vendeve janë mosdakordimi i disa elementeve ligjore.

    “Pjesa më e madhe e marrëveshjeve janë zbatuar. Një pjesë nuk kanë arritur atë pritshmërinë e duhur. Në vitin 2019 Shqipëria dhe Kosova kanë shkëmbyer mes vetes rreth 310 milionë euro mallra nga 160 milionë. Është një hap kogja përpara”, ka thënë Minxhozi.

    “Marrëveshjet kryesore janë ekonomi. Pengesat akoma janë te mosdakordimi i disa elementeve ligjore si në Kosovë dhe Shqipëri që të mos ketë ndryshime thelbësore. Ekziston qëllimi dhe përkushtimi në nivel qeveritar, por kur vjen puna te zbatimi ka pengesa nga të dyja vendet”, tha ai.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Xhavit Haliti ka kujtuar ish-krerët e partisë së tij, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Haliti përmes disa fotografive të...
    Lajme12 Tetor 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një...
    Të tjera
    Sport12 Tetor 2024
    Serbia e ka pritur në mënyrë skandaloze Zvicrën, e posaçërisht Granit Xhakën. E për këtë ka raportuar edhe mediumi i madh zviceran,...
    Lajme12 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra po përballet në udhëtim ndaj Serbisë në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve. Nga minuta e parë në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Në një intervistë për Zërin e Amerikës, komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i forcave të NATO-s në...
    Lajme12 Tetor 2024
    Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook” ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit hetimin ndaj Qeverisë Kurti....
    Sport12 Tetor 2024
    Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës, para nisjes, ka dal të jetë me tensione dhe provokime të tifozëve serb, si kundrejt shtetit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.