“Miqësia me Austrinë është e rëndësisë së veçantë dhe e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta evropiane”.
Kështu ka thënë sot Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila është duke qëndruar për vizitë në Austri.
Ajo në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë e ka takuar Kryetaren e Grupit të Miqësisë kosovaro-austriake, njëherësh dhe Deputete e Parlamentit Austriak, Carmen Jeitler-Cincelli.
“E falënderova znj.Jeitler-Cincelli për mbështetjen e Austrisë në proceset shtetndërtuese të Kosovës, dhe për përkrahjen e parezervë ndaj komunitetin tonë këtu”, është shprehur Haradinaj-Stublla, duke shtuar se ky bashëkpunim do të vazhdojë të thellohet edhe me tutje, duke avancuar kështu interesat e përbashkëta të të dyja vendeve, si pjesë e familjes së madhe evropiane.