×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Gërvalla në Këshillin e Sigurimit: Kosova një shtet i vogël, por një gjigant i dinjitetit

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, theksoi në fjalimin para komunitetit ndërkombëtar se Kosova, edhe pse një Shtet i vogël në madhësi, është një gjigant i vërtetë në dinjitet njerëzor, në respekt për të drejtat e njeriut dhe në angazhimin për demokracinë e shtetin e së drejtës.

    “Respekti për njeriun është në thelbin tonë dhe në traditën tonë të lashtë. Si një demokraci e re dhe moderne, Kosova është krenare për angazhimin e saj për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, theksoi ajo.

    Duke kujtuar tragjedinë e luftës dhe gjenocidit të shkaktuar nga Serbia dhe Vuçiçi ndaj popullit të Kosovës, Gërvalla përshkroi ri ngritjen e Kosovës nga kjo errësirë në një vend të fuqishëm dhe të përkushtuar për paqe dhe stabilitet.

    “Ne i mbijetuam asaj tragjedie të tmerrshme dhe dolëm më të fortë se më parë, të përkushtuar për të rindërtuar vendin dhe për të ndërtuar Republikën e Kosovës,” u shpreh ministrja Gërvalla.

    “Në më pak se dy dekada, Kosova ka arritur të ndërtojë një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik për të gjithë qytetarët e saj, duke vendosur standarde për të drejtat e minoriteteve dhe qeverisjen transparente. Në një kohë rekord, kemi arritur shumë. Jemi të përulur, por krenarë për atë që kemi ndërtuar – një demokraci të fortë dhe të drejtë për të gjithë,” theksoi ministrja Gërvalla para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

    Gërvalla përfundoi fjalimin e saj me një ftesë për të gjithë komunitetin ndërkombëtar që të vizitojnë Kosovën dhe të përjetojnë energjinë e saj të gjallë dhe atmosferën e hapur.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), ka reaguar pas Raportit të Progresit për Kosovën, për vitin 2024. Sipas LDK-së, ky raport paraqet sfidat e...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, kritkoi Serbinë se nuk ka bërë mjaftueshëm që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përballen me...
    Lajme30 Tetor 2024
    Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se opozita në Kuvendin e Kosovës vetëm është duke shkatuar situata dhe duke hapur tema...
    Të tjera
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Masakra që tronditi Shkodrën sërish sot (30 tetor 2024) ka nxjerrë në skenë sërish një emër të njohur të botës së krimit....
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka pranuar Raportin e Progresit për vitin 2024 nga ambasadori i BE’së, Aivo Orav. “Ambasadori Orav...
    Lajme30 Tetor 2024
    Bashkimi Evropian ka publikuar sot Raportin e Progresit për Kosovën. Sa i përket tregut të punës, në Raport thuhet se pavarësisht disa...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kritika ndaj perëndimit se po mbyllin sytë ndaj qeverive shqiptare, pati sot Rusia përmës përfaqësuesit të saj në OKB. Ambasadori rus, Vasily...
    Bota/Rajoni30 Tetor 2024
    Prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21 të Shqipërisë, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi, sipas burimeve të...
    Sport30 Tetor 2024
    Real Madridi është i vendosur të konkurrojë me Ajaxin, për të nënshkruar me sensacionin e ri të Bayern Munich, Lennart Karl. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.