Real Madridi është i vendosur të konkurrojë me Ajaxin, për të nënshkruar me sensacionin e ri të Bayern Munich, Lennart Karl.
Sipas gazetarit të Sky Sports Germany, Kerry Hau, Real Madridi po tregohet i interesuar për të transferuar një talent tjetër në radhët e tij – mesfushorin 16-vjeçar të Bayern Munich, Lennart Karl. Mesfushori sulmues ka tërhequr gjithashtu interesin e gjigantëve të Eredivisie, Ajax. Ai ka kontratë deri në vitin 2026 dhe ka agjent legjendën gjermane te futbollit, Michael Ballack.
Politika e transferimeve e Real Madridit, që nga periudha e pasigurive me Eden Hazard, është përqendruar kryesisht në nënshkrimin e lojtarëve të rinj më të mirë në botë, në vend që të shpenzojnë miliona për superyje, përjashtuar vetëm transferimin e Jude Bellingham për 103 milionë euro në vitin 2023.
Karl, një mesfushor sulmues me një këmbë të majtë magjike, mund të bëhet një yll i mesfushës së Real Madridit për vitet e ardhshme, nëse transferimi realizohet.
Karl ka shënuar 18 gola dhe ka dhënë nëntë asiste në vetëm 11 paraqitje për ekipin U17 të Bayern Munich në B-Junior Bundesliga, si dhe ka shënuar pesë herë në tre ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian U17 me Gjermaninë.
Carlo Ancelotti dhe ekipi i tij do të kërkojnë të rikthejnë formën në La Liga pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Barcelonës në Santiago Bernabeu fundjavën e kaluar. Real Madridi do të përballet me Valencian në Mestalla të shtunën, më 2 nëntor. /GazetaExpress/