×
  • Lajme
  • Lajme

    ShBA’ja kërkon që përgjegjësit e Banjskës të dalin para drejtësisë, kritikon Serbinë

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ambasadori amerikan në OKB, Robert Wood, kritkoi Serbinë se nuk ka bërë mjaftueshëm që përgjegjësit e sulmit në Banjskë të përballen me drejtësinë.

    “Ka kaluar më shumë që nga sulmi paramilitar serb ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë dhe Serbia nuk ka bërë asnjë përparim të dukshëm për të mbajtur përgjegjës, përfshirë liderin e vetëshpallur të këtij sulmi Millan Radoiçiq. Ne kërkojmë përgjegjësi të plotë”, tha ai.

    Ai po ashtu tha se SHBA-ja është e shqetësuar me veprimet e “pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës, që nuk përkojnë me zotimet e Kosovës që të punojë në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja”.

    “Këto veprime prekin mirëqenien e komuniteteve joshumicë dhe minojnë rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

    Duke folur për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është e vetmja rrugë për anëtarësimin e palëve në institucionet evropiane.

    Wood tha se SHBA-ja po punon me aleatët për uljen e tensioneve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë atë për Asociacionin.

    “Qëllimi i SHBA-së mbetet njohja e ndërsjellë”, tha ai.

    Ndërkaq, ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, kritkoi Kosovën për “shkeljen e të drejtave të serbëve” dhe, siç tha ai, “dhunë ndaj serbëve”.

    “Tensionet ndëretnike në Kosovë janë më të lartat në 50 vjetët e fundit”, pretendoi Nebenzya, duke shtuar se Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “do të vazhdojë shtypjen e serbëve” nëse komuniteti ndërkombëtar “nuk e pengon”.

    Ai, gjithashtu, kërkoi që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    Gjatë mbledhjes, ambasadorët e Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë. Këto dy shtete, po ashtu, kërkuan përparim në zbatimin e marrëveshjeve të dialogut, përfshirë atë për themelimin e Asociacionit./REL

    Nga Rubrika
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një trup pa shenja jete është gjetur në pyllin e fshatit Shkrel të Rugovës, sot rreth orës 15:19. Klankosova.tv ka marrë detaje...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Dy persona janë lënduar në lagjen Emshir të  Prishtinës si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve. Rastin per Front Online e...
    Të tjera
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Në mbrëmjen e sotme më 14 dhjetor ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në lagjen Emshir në Prishtinë, afër...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    KFOR ka njoftuar për një trajnim të përbashkët mes ushtarëve gjermanë, polakë dhe amerikanë, që kanë zhvilluar në Kampin Bondsteel, gjatë ditës...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën Lipjan-Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete.  Rastin për Front Online e ka konfirmuar,...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Shkrel të Rugovës. Për Front Online, Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë...
    Sport14 Dhjetor 2024
    Donat Rrudhani ishte heroi i Leuzernit në përballjen me Winterthur. Përballja e zhvilluar në kuadër të javës së 18-të në Superligën e...
    Lajme14 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.