Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se është takuat me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko.
Bajrami ka njoftuar se kanë biseduar për situatën socio-ekonomike në vendin tonë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe UNDP-së në projekte të ndryshme.
Postimi i plotë:
Në takim me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko biseduam për situatën socio-ekonomike në vendin tonë si dhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Financave dhe UNDP-së në projekte të ndryshme.
Falënderova znj. Suokko dhe UNDP-në për angazhimin dhe kontributin e tyre në Kosovë, veçanërisht për ndihmën e UNDP-së ndaj Ministrisë së Financave gjatë pandemisë Covid19.
Znj. Suokko shprehu gatishmërinë e UNDP-së për vazhdimin e përkrahjes së Kosovës në ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë.