×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Bajrami pret në takim drejtorin e BERZH-it, Neil Taylor

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka pritur në takim drejtorin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë Neil Taylor.

    Me mysafirin ajo ka diskutuar për programin e Qeverisë Hoti, me theks të veçantë për planet e Qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, pas pandemisë COVID-19, njofton ministria.

    “Gjatë takimit Ministrja Bajrami e njoftoi drejtorin e BERZH-it për Kosovë Nil Taylor, për përgatitjen e Rishikimit të Buxhetit si dhe përshtatjen e tij me programin e Qeverisë Hoti ku përfshihet edhe krijimi i programit për rimëkëmbje ekonomike”, thuhet në kumtesë.

    “Ajo gjithashtu falënderoi drejtorin e BERZH-it për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ministrinë e Financave në projektet e përbashkëta në funksion të forcimit të ekonomisë së Kosovës dhe kërkoi intensifikimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy institucioneve”.

    Taylor duket uruar ministren Bajrami për pozitën e re ka shprehur gatishmërinë e BERZH-it për thellimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave në projekte të përbashkëta, në përmirësimin e infrastrukturës së vendit dhe fuqizimin e sektorit privat.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.