×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ministria Mbrojtjes, injoron OSHP-në, kompanitë ankohen për parregullsi

    FrontOnline
    22 Janar 2020

    Ministria e Mbrojtjes (MB) ka injoruar Organin Shqyrtues të Prokurimit, duke mos marrë pjesë në seancën e shqyrtimit kryesor të ankesës së kompanisë “Creative Design”, për Aktivitetin e Prokurimit (AP) “Ri-tender Furnizim me medalje, dhurata dhe koina për nevoja të MM FSK-së”

    Në seancën të cilën e ka monitoruar “Front Online” Zeqir Fetoshi si përfaqësues në seancë i kompanisë “Creative Design”, ka thënë se janë eliminuar me arsyen se nuk e kanë plotësuar nënshkruar dhe vulosur aneksin tek specifikimet teknike të detyrueshme.

    “Lidhur me këtë arsye të eliminimit ju sqarojmë se nënshkrimi, plotësimi dhe vulosja e specifikimeve teknike nuk ka qenë kërkesë e FDT-së, prandaj AK-ja ka vepruar në kundërshtim me nenin 56.3 të LPP-së, duke na eliminuar për një kërkesë e cila nuk ka qenë kërkesë e FDT-së. Mirëpo, edhe po të kishte qenë kërkesë e FDT-së, ne kemi ofruar deklaratën e përputhshmërisë për specifikime teknike, e cila deklaratë konfirmon se ne i plotësojmë të gjitha specifikacionet teknike ashtu siç janë kërkuar tek aneksi 1, prandaj kjo deklaratë është në përputhje me kërkesat e AK-së tek aneksi 1. Sa i përket ekspertizës së ekspertit shqyrtues të OSHP-së përkitazi me konstatimin Nr.1, ju sqarojmë se nuk kemi marr përgjigje konkrete në pretendimin tonë, por kemi vetëm një përshkrim të pjesërishëm të nenit 18.4 të RRUOPP se njoftimi për kontratë dhe dosja e tenderit duhet të jenë identike. Mirëpo nuk është cekur fjalia kryesore e këtij neni ku shkruan “Çdo fjali në dosjen e tenderit do të përpilohet mirë, pasi që dosja e tenderit është materiali themelor, në bazë të cilit operatorët ekonomik do të krijojnë tenderët e tyre”. Prandaj për derisa nënshkrimi, plotësimi dhe vulosja e specifikimeve teknike nuk ka qenë kërkesë e FDT-së, ky pretendim i yni është dashur të konstatohet nga ana e ekspertit shqyrtues si i bazuar” ka thënë ai, raporton “Front Online”.

    Ai më tutje ka thënë sa i përket konstatimit numër dy të ekspertit shqyrtues, ju sqarojmë se ne pajtohemi me konstatimet e tij për pozicionet nr.3, 4, 28 dhe 32. Ndërsa ai tha se nuk pajtohet me mendimin e ekspertit shqyrtues për pozicionet 5, 20, 25 dhe për konstatimin e tij sepse nuk janë ofruar fotot e produkteve siç janë kërkuar tek specifikimet teknike, ashtu siç e kemi cekur edhe në ankesë, prandaj OE i rekomanduar për kontratë është i papërgjegjshëm. Gjithashtu koin “Ministër i Mbrojtjes” në katalogun e ofruar nga OE nuk është i njëjtë me specifikimet teknike.

    “Tek konstatimi nr.3 i ekspertit shqyrtues ju sqarojmë se vetë eksperti shqyrtues ka konstatuar se Portreti i Nënë Terezës është kërkuar që të jetë i qëndisur, ndërsa OE i rekomanduar për kontratë nuk e ka ofruar të qëndisur, dhe eksperti shqyrtues ka konstatuar se mostrat nuk përputhen me specifikimet teknike, mirëpo çuditërisht ka thënë se ky pretendim është pjesërisht i bazuar. Ne nuk kemi marr përgjigje edhe në pretendimet tona se  mostra e medaljes për arritje të jashtëzakonshme është ofruar me ngjyrë të zezë, ndërsa është kërkuar kadife me ngjyrë të kaltër dhe se mungon personalizimi i kutisë dhe mungon mekanizmi për vendosje në uniformë ashtu siç është kërkuar. Në mostrën Dhurata me emblemën e FSK-së dhe shenjat e gradës gjeneral-lejtënant mostra dallon nga foto e prezantuar në katalog” ka thënë Fetoshi, raporton “Front Online”.

    Sa i përket OE të renditur me çmim i dyti “DPZ Gan Dizajn”, pajtohem me konstatimin e ekspertit shqyrtues se ky operator ekonomik është i papërgjegjshëm sepse nuk ka ofruar fare përshkrim teknik e as katalog për specifikimet teknike të kërkuar dhe për produktet e kërkuar, I njëjti i ka ofruar tri faqe kinse të kompanisë së vet, me disa foto që nuk kanë të bëjnë fare me këtë aktivitet të prokurimit dhe me produktet që duhet të furnizohen. “Portreti i Nënë Terezës është kërkuar që të jetë i qëndisur, ndërsa i njëjti OE nuk e ka ofruar të qëndisur. Produktet me nr.28 dhe 32 janë kërkuar që të jenë në formë trekëndëshi, ndërsa ky OE e ka ofruar në formë të rrumbullakët” ka thënë Fetoshi.

    Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së kërkojë nga paneli shqyrtues që të aprovohet ankesa jonë si e bazuar,  të anulohet njoftimi dhe vendimi i AK-së për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet në Rivlerësim.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurim/ Front Online /

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Të tjera
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Një premtim i shpalosur vite më parë nga VV ka kaluar sot në Kuvend edhe në lexim të dytë. Liburn Aliu, ministër...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme, banorët e shtëpisë më të madhe në vend nuk kanë gjetur qetësi. Sa përplasej Xuxi me Gresën, sa...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë pasi në kuvend sot kaloi projektligji për sigurime shëndetësore. Sipas tij, qeveria pati kohë...
    Lifestyle05 Dhjetor 2024
    Kur bisedat e zakonshme bëhen të sikletshme, një mënyrë e shkëlqyer për të thelluar lidhjet me njerëzit është përdorimi i disa pyetjeve...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ashpër ndaj arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale, duke i quajtur ato një keqpërdorim të këtij...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi para pak minutash në Kuvend është miratuar ligji për sigurimet shëndetësore. Nëpërmjet një postimi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.