Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se i ka propozuar Qeverisë për uljen të normës së akcizës për lëngjet dhe për veturat hibride.
Sipas Bajramit, MF-ja ka propozuar që lëngjet e caktuara të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045 euro(katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005 euro.
Kjo ulje thotë Bajrami do të ndihmojë subjektet e këtij sektori, sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë.
Po ashtu Ministria e Financave propozoj edhe uljen e normave tatimore të veturave hibride me shifër 870340, 8735000, 87360 dhe 8703700 nga 500€ në veturë, në 10€ për veturë.
“Ministria e Financave ka shqyrtuar seriozisht kërkesat e prodhueseve dhe ka propozuar që lëngjet e caktuara, subjekt i shifrës 2202, të cilat kanë normë të akcizës në vlerë prej 0.045€ (katër cent e gjysmë) një litër, kjo normë e akcizës ulet në 0.005€ (gjysmë centi) për një litër. Kësisoj, kjo ulje ndihmon subjektet e këtij sektori, sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë. Po ashtu, kjo është edhe në përputhje me Programin Qeverisës 2020 – 2023, në pikat e mbështetjes së sektorit privat dhe të lehtësimit të barreve tatimore. Ministria e Financave gjithashtu propozoj edhe uljen e normave tatimore të veturave hibride me shifër 870340, 8735000, 87360 dhe 8703700 nga 500€ në veturë, në 10€ për veturë. Një pjesë e këtyre veturave kanë qenë të liruara nga çdo lloj tatimi doganor, por disa kode vazhdojnë të jenë të ngarkuara. Andaj, me qëllim të uljes së barrierave të blerjes së këtyre veturave që janë shumë më pak të dëmshme për ambientin”, ka shkruar Bajrami.