×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Veliu ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, pritën në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, z.Nicola Orlando, i cili ishte i shoqëruar nga delegacioni i lartë i Guardia di Finanza.

    Ky takim vije si rezultat i letrës së dërguar nga Ministri Veliu për Ministrin e Ekonomisë dhe Financave të Italisë, z. Roberto Gualtieri për fillimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit profesional ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Guardia di Finanza.

    Ministri Veliu falënderoi shtetin e Italisë për përkrahjen e vazhdueshme në ofrimin e mundësive të bashkëpunimit në veqanti me Guardia di Finanza dhe kërkoj mbështetje në fushën e hetimeve të krimeve ekonomike dhe financiare, kontabilitetin financiar, evazionin fiskal, kontrabandimin, financimin e terrorizmit.

    Ambasadori Orlando theksoi se kjo është vizita e parë e këtij niveli nga Guardia di Finanza që vërteton edhe njëherë rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale dhe partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë.

    Në këtë takim, bashkëbiseduesit u dakorduan për nënshkrimin e marrëveshjes ndërshtetërore në fushën e bashkëpunimit policor.

    Gjithashtu u tha se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje si në ofrimin e ekspertizës dhe trajnimeve që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë, Ehat Miftaraj ka thënë se Kosovës I duhet lider që mer përgjegjësi e detyra, të...
    Të tjera
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
    Vip13 Shkurt 2025
    Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.