×
  • Lajme
  • Lajme

    Syla (OVL-UÇK): S’marrim pjesë në organizimet e Qeverisë Kurti – janë koordinuar me Listën Serbe kundër nesh

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që OVL e UÇK-së ia ka bërë ftesës së qeverisë për pjesëmarrje në organizimet e ditës së pavarësisë.

    Syla tha se me Qeverinë Kurti s’kanë pasur bashkëpunim prej se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet dhe sipas, të gjitha kërkesat që ia kanë bërë atij, qoftë për takime dhe qoftë për probleme, ai s’i ka marrur parasysh.

    “Prandaj, ne s’e kemi parë të arsyeshme që t’i bashkëngjitemi në këtë organizim Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Kurti, i cili ka bërë ftesë që të marrim pjesë në këtë organizim. Për dy apo tri herë radhazi ka dërguar te ne shkresë që t’i bashkëngjitemi këtij organizimi”.

    “Ne mendojmë se nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij organizimi me Qeverinë Kurti për disa arsye, ku njëra nga arsyet që ka qenë një më e rënda është koha kur Grupi Parlamentar i VV-së në koordinim me Listën Serbe ka votuar që të na përjashtojnë nga paga minimale, neve luftëtarëve të lirisë”, tha Syla në Edicionin Special në Klan Kosova.

    Më tej, Syla i përmendi edhe fyerjet që sipas tij, kanë shkuar në drejtim të luftëtarëve qoftë nga ministrat apo edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Ky ka qenë vendimi më i rëndë që e kemi përjetuar nga kjo qeveri, por kemi pasur edhe arsye të tjera plot. Sa ministri e sa deputeti na kanë fyer gjatë gjithë kohës, prandaj s’e kemi parë të arsyeshme që të bashkëngjitemi në këtë organizim”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Ismail Syla, në një intervistë  për FRONTAL të T7 ka folur për vizitën e sotme të ish-shefit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Hapja e bizneseve shqiptare në veri të vendit ishte pritur me një pompozitet të madh, madje e tillë ishte prezantuar para publikut...
    Lajme21 Mars 2025
    Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, i cili kishte humbur babain e tij gjatë kohës sa kishte qenë duke u mbajtur në qendrën...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...
    Lajme21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...
    Lajme21 Mars 2025
    Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të...
    Sport21 Mars 2025
    Virgil van Dijk po kalon në muajt e tij të fundit si lojtar i Liverpoolit. Me kontratën e tij që pëfundon në...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kërkuar heqjen e masës “detyrim paraqitje”. Siç raporton Top Channel, çështja është regjistruar ditën e sotme...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.