×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Veliaj vendoset në observim te burgu i Durrësit, pas 48 orësh caktohet regjimi

    FrontOnline
    13 Shkurt 2025

    Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mëngjesin e së enjtes mbërriti në qelitë e paraburgimit në Durrës.

    Burime nga Drejtoria e Burgut të Durrësit bëjnë me dije për Euronews Albania se Veliaj ndodhet ende në fazën e observimit dhe nuk ka kaluar ende në një dhomë të zakonshme, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas rregullave të brendshme të institucionit, ai është vendosur fillimisht i vetëm, si pjesë e procedurës standarde për vlerësimin e gjendjes së tij.

    Gjatë kësaj periudhe, nuk i është lejuar të takohet me askënd, përveçse me avokatin e tij, dhe kjo vetëm me leje të posaçme nga prokuroria.

    Observimi, i cili zgjat 48 orë, shërben për të përcaktuar kushtet e mëtejshme të qëndrimit të tij brenda institucionit.

    Ky është një zhvillim në vijim, dhe pritet që, pas përfundimit të periudhës së observimit, të vendoset mbi regjimin e mëtejshëm të qëndrimit të tij në burgun e Durrësit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me turoperatorët në Vlorë, ironizoi një premtim të vjetër të Lulzim Bashës për ndërtimin e një...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Një sulm ajror izraelit në qytetin jugor të Khan Younis në Gaza ka vrarë udhëheqësin kryesor politik të Hamasit, Salah al-Bardaweel, ka...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Për herë të parë në Zvicër, është vendosur një sanksion për shkeljen e ndalimit kombëtar të mbulimit të fytyrës. Një grua në...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Sport23 Mars 2025
    Sonte (e diel) do të ketë ndeshje spektakolare në kuadër të çerekfinaleve në Ligën e Kombeve. Tetë Kombëtare të mëdha evropiane si...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Lajme23 Mars 2025
    Pas dyshimeve për keqpërdorime e qindra mijëra eurove të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, BIK ka njoftuar se sot do të...
    Lajme23 Mars 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Kadrijaj, potencon se si deputete...
    Lajme23 Mars 2025
    Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e  110 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.