×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Veliu bisedoi me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të ICITAP-it

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bisedoi sot me përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe të programit të ICITAP-it në Kosovë, znj. Kimberly Riffe, Christopher Dittmeier, Shawn Waddoups, znj. Drita Perezic dhe Isah Maloku.

    Sipas komunikatës nga MPB, në takim u diskutua për rolin e ministrisë, në veçanti të Ministrit Veliu, pas emërimit në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit, me theks në prioritetet dhe sfidat që e presin Republikën e Kosovës, si dhe për implikimet vendore e ndërkombëtare në këtë drejtim.

    U vlerësua me shumë rëndësi bashkimi i dy strategjive, të cilat më herët ishin të ndara në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Zyrën e Kryeministrit, si dhe u diskutuan më në detaje mbi prioritetet, qëllimet dhe vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në luftimin e këtyre dukurive të rrezikshme globale, si dhe të bashkëpunimin me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtar.

    Po ashtu u diskutua edhe mbi donacionet, ndihmën dhe asistencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në avancimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, tanimë të instaluara në Republikën e Kosovës, siç është Sistemi Automatik për Identifikimin e Gjurmëve të Gishtërinjve (AFIS)./

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.